• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Java që përcakton të ardhmen politike të Shqipërisë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Java që përcakton të ardhmen politike të Shqipërisë

6 June, 2021 Redaktor1 OP-ED

Java që kemi para, pritet të shënojë hapin e parë të një udhëtimi të gjatë, drejt epokës së re politike në Shqipëri. Periudha e 30 viteve të postkomunizmit mbaroi më 19 maj, kur SHBA shpalli Sali Berishën e familjen e tij “non grata”, për akte korrupsioni që minojnë demokracinë. Ishte dita kur nisi të shembet muri i pandëshkueshmërisë, që i hapi rrugën drejtësisë së re të hetojë, gjykojë e dënojë mëkatet e elitës së vjetër, duke mundësuar arritjen e një horizonti të ri për historinë e vendit.

Tri janë aktorët dhe faktorët kryesorë politikë në lojë, prej nga varet, starti i një rrugëtimi të ri në të ardhmen. E në shtatë ditët e ardhëshme, secili prej tyre do të kalojë nga një provë të rëndësishme zjarri, që do të shënojë edhe kahjen që pritet të marë vendi. Është java e luftës finale, mes të shkuarës dhe të ardhmes. Mes zvarritjes dhe vrapimit. Mes të djeshmes neotomane dhe të nesërmes europiane të shqiptarëve.

I.

Të mërkurën më 9 qershor, për herë të parë, një Kryetar Shteti pritet të shkarkohet nga Parlamenti. Ilir Meta është gjithashtu i vetmi President që hetohet dy herë brenda një mandati, nga komisionet hetimore parlamentare, të ngritura enkas për të. Pas kësaj, mediat pretendojnë se dosja e tij do ti referohet për hetime të mëtejshme SPAK-ut. Megjithatë, për tu larguar nga zyra e qytetarin Nr. 1 të vendit, duhet pritur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, që ka edhe të drejtën për të thënë fjalën e fundit.

Nëse Ilir Meta zhvishet nga kostumi i Presidentit, ky moment do shëntonte pikën më të ulët në karrierën e tij politike. Në tri dekada, ai është njeriu i vetëm në pluralizëm, që i ka provuar të gjitha funksionet më të larta politike në vend. Duke mos qenë pas kësaj deputet, me një parti familjare si LSI me 4 deputetë, deri në 2025 pritet të jenë vitet më të zeza për të ardhmen e tij. Pas shpalljes së Sali Berishës “non grata” nga SHBA, janë shtuar zërat se menjëherë pas shkarkimit si President, edhe Ilir Meta mund të shpallet pjesë e kësaj liste të zezë.

II.

Të shtunën më 12 qershor, në 30 vjetorin e themelimit, PS do të mbajë Kongresin. Më shumë sesa një organizim vendimarrës, ky duhet të jetë një momen i jashtëzakonshëm, për partinë e vetme që ia ka dalë të fitojë 3 mandate qeverisëse radhazi në historinë e demokracisë së re të vendit. Është dita kur Kryeministri Edi Rama pritet që të shpalosë për herë të parë publikisht, në mënyrë më të detajuar, projektin për Shqipërinë e vitit 2030.

Kjo dekadë e re që sapo ka nisur, pas zgjedhjeve të përgjithëshme parlamentare të 25 prillit, pritet të jetë periudha e re e zhvillimeve sasiore dhe cilësore në jetën e vendit. Ajo synohet të krijojë shtratin e duhur, që Shqipëria të nisë ngjitjen e pandalshme drejt progresit, zhvillimit, modernizimit, forcimit dhe bërjes një vend që lë pas të kaluarën, drejt realizimit të ëndrrës për tiu bashkuar denjësisht familjes europiane.

III.

Një ditë pas PS edhe PD do të mblidhet, por jo në ndonjë Kongres, por për të realizuar një proces të brendshëm zgjedhor për mandatin e Kryetarit të partisë. Është një garë e paracaktuar, në mungesë të plotë të transparencës, listave të votuesve dhe në kulmin e një pabarazie totale në garë. Në këto kushte Lulzim Basha pritet të rikonfirmohet përballë sfidantëve Agron Shehaj, Fatbardh Kadilli dhe Edith Harxhi, por do jetë një “fitore” pa lavdi. Sepse nga themelimi, ai është i vetmi kryetar i PD, që e ka lënë atë për 12 vite me radhë në opozitë.

Por kjo duket të jetë e keqja më e vogël, përballë sfidës reale që ka sot PD, kur i duhet të zgjedhë mes Sali Berishës dhe SHBA. Mes “liderit historik” të akuzuar për minimin e sistemit demokratik dhe shfrytëzimin e pushtetit për pasurimin e familjes e bashkëpunëtorëve të afërt dhe pengimin e drejtësisë. Sali Berisha nuk ka ndërmend të largohet vetë, por duket i vendosur që ta përdori PD si bunker për tu mbrojtur. Duke vënë kësisoj në provë, ndoshta edhe vetë ekzistencën e saj.

Përpara kemi vetëm 7 ditët e një jave të re, por në varësi të zhvillimeve që do të ndodhin, ato mund të jenë vendimtare për muaj, vitet e ndoshta edhe dekadat e ardhëshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "ORA E EDUKIMIT"/ Kur Jonida nuk është në shtëpi, Besniku e di mirë si ta kalojë kohën me Emin
Previous article "HODHA HAPIN E PARË DHE..."/ Edith Harxhi tregon si u njoh me bashkëshortin shkencëtar nga Turqia

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT