• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“U SOLL SI KRIMINEL”/ Beqiri: Nëse provohen veprat penale, Meta dënohet me 10 vite burg
Home
Sociale

“U SOLL SI KRIMINEL”/ Beqiri: Nëse provohen veprat penale, Meta dënohet me 10 vite burg

6 June, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Ndërsa na ndajnë vetëm 3 ditë nga seanca ku Parlamenti do të votojë për shkarkimin e Ilir Metës nga roli i Kreut të Shtetit, për avokatin Idajet Beqiri kjo gjë do të ndodh dhe se nuk ka Gjykatë Kushtetuese që mund ta shpëtojë atë nga shkarkimi, pasi sjellja e Ilir Metës në krye të shtetit ishte e ngjashme me atë të një krimineli ordiner. Në një intervistë për Report Tv, Beqiri tha se Meta doli totalisht nga roli i tij i Presidentit dhe u soll si një kriminel rrugësh që nxiste dhunë dhe vetëgjyqësi me preje duarsh nëse prekej vota e lirë. Për Beqirin këto përbëjnë vepra penale dhe beson se do të ndiqen nga SPAK dhe nëse provohen, Ilir Meta rrezikon minimumi 10 vite burg.

“Presidenti nuk ka qenë në rolin e kryetarit të shtetit që nga 2017 dhe në mënyrë të posaçme gjatë 2020-2021 ai doli komplet nga shinat e kryetrarit të shtetit dhe të qeniet faktor i unitetit të popullit, nuk e vuri dot veten mbi palët por u pozicionua politikisht në opozitë dhe doli në luftë të hapur kundër qeverisë. Presidenti ka bërë thirrje për dhunë, ka arritur sa të bëhet në kuptimin e vërtetë të fjalëve të bëhet një kriminel ordiner ku kërkon prerje të dorës. Nuk është kjo gjuha e kryetarit të shtetit, por gjuha e kriminelit të rrugës. Ai ka bërë thirrje për dhunë dhe në një rast të tillë është një vepër penale që e ndjek SPAK dhe jam i bindur që nëse provohen Meta dënohet me minimumi 10 vite burg”, tha Beqiri.

Avokati Beqiri tha se Meta për shkak të konflikteve personale arriti t’i bëjë shqiptarët armiq me aleatin më të madh që i ka mbrojtur gjithmonë ndër vite.

“Të arrish të më bësh armik shqiptarët me aleatin më të madh të kombin shqiptar me SHBA qe na dhanë pavarësinë e Kosovës, na futën në NATO, na mbajnë në gjirin e tyre, është e paprecedentë. Të futesh në një luftë personale kundër interesave të shqiptarëve dhe vendit tënd, është normale që një parlament nuk mund ta mbajë atë më president dhe nuk ka gjykatë Kushtetuese që të shmang shkarkimin e tij”, tha Beqiri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DO LIDHET..."/ Laura zbulon si do jetë fati i Teas: Do të jetë pjesë e biznesit
Previous article INTERVISTA/ Beteja e 25 prillit, Fatmir Xhafaj rrëfehet për herë të parë: Nga dinamikat, te prapaskenat e deri tek akuzat

s.autor

Postime të ngjashme

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu... Aktualitet

TUBIM MBI 3 ORË/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Shqipëri e re, Edi Rama dorëhiqu...

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë Aktualitet

PROTESTA/ Thirrja e aktorit Mehdi Malkaj: Shqipëria ka qenë gjithnjë e re, e kemi për detyrë ta mbrojmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT