• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
NEGOCIATAT e Shqipërisë me BE/ Bushati sqaron hapat. Ja kur e mësojmë nëse…
Home
Shqipëri

NEGOCIATAT e Shqipërisë me BE/ Bushati sqaron hapat. Ja kur e mësojmë nëse…

8 January, 2018 F.autor Breaking News, Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka sqaruar hapat që priten gjatë këtij viti për procesin e çeljes së negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se ky vit mund të konsiderohet historik për zgjerimin e BE-së.

I ftuar në “Tonight Ilva Tare”, Bushati theksoi se ky është një vit shumë i rëndësishëm pasi në prill presim nga ana e Komisionit Evropian që të vijë me një propozim për hapjen e negociatave për anëtarësim.

“Më pas në samitin e majit në Bullgari, gjatë presidencës bullgare e cila ka një fokus tek vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tek procesi i zgjerimit, ne të kemi mundësi të merrnim një mesazh të qartë politik që ne të kishim dritën e gjelbër për një vendimmarrje nga ana e vendeve anëtare të BE-së. Është një vit përcaktues, pasi në 2019, vetë Bashkimi Evropian përfshihet në një proces ripërtëritës për shkak të zgjedhjeve. Është përcaktues gjithashtu sepse jemi në fazën e konstituimit të disa prej qeverive në disa prej vendeve anëtare dhe konsiderohet si një moment oportum për Shqipërinë, për Maqedoninë dhe vendet e tjera të rajonit”, sqaroi ai.

I pyetur se kur do të mësojnë shqiptarët nëse hapen apo jo bisedimet me BE-në, Bushati theksoi se në shkurt do të kemi takimin e parë mes KE-së dhe vendeve anëtare ku Komisioni do të bëjë publik strategjinë e zgjerimit.

“Në këtë strategji do të përcaktohen linjat konkrete se si do të jetësohet procesi i zgjerimit. Ne urojmë që në shkurt të vendosen disa binarë të rëndësishëm për sa i përket këtij procesi. BE-ja do të rishikojë buxhetin e ardhshëm 7 vjeçar dhe ne shpresojmë që buxheti 2020-2027, të reflektojë qartësisht zgjerimin si një prioritet për Shqipërinë dhe vendet e tjera sepse nuk ka zgjerim pa faturë financiare. Ne presim që të ketë një fokus edhe tek procesi i ndërlidhjes që është iniciuar tek procesi i Berlinit por për ta jetësuar më tej në praktikë. Në prill, KE do të publikojë raportet individuale dhe ky është momenti ku ne presim që KE të konfirmojë progresin që ka bërë Shqipëria, sidomos sa i përket 5 prioriteteve, reforma në drejtësi që është konsideruar kryeprioriteti në këtë fazë ku jemi”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ronaldo kthehet në Premierligë, jo te Unitedi
Previous article "Pas largimit nga puna jam bërë për psikolog", trondit mediat e huaja ish-zëdhënësja e Trump

F.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët Breaking News

PROTESTA PËR ZVËRNECIN/ Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez Politikë

SAMITI BE-BALLKANI PERËNDIMOR/ Kryeministri Rama takon homologun holandez

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’ Aktualitet

TË SHPALLUR NË KËRKIM NGA SPAK/ Ekstradohen sot nga Dubai 6 të arrestuar, mes tyre dhe anëtarë të grupit të Pepës e bosit të ‘Cincos’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT