• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“E QËLLOI PAS SHPINE, U KTHYE PËR…”/ Dëshmitari tregon momentin e krimit në Tiranë
Home
Aktualitet
Kronikë

“E QËLLOI PAS SHPINE, U KTHYE PËR…”/ Dëshmitari tregon momentin e krimit në Tiranë

5 June, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Një prej dëshmitarëve të vrasjes së Kudret Saliajt dje në Tiranë ka treguar momentin e ngjarjes që shkaktoi panik në lokalin ku ai po pinte kafe. Dëshmitari, i cili nuk preferon të identifikohet me emër, tregon se viktima ka qenë në tavolinë më burrin që mbeti i plagosur (avokati i tij Adriatik Cama) dhe me një grua, që ishte punonjëse sociale, e cila do merrte pjesë në procesin e divorcit.

Ai thotë se në një tjetër tavolinë ka qenë i ulur edhe autori i ngjarjes (Mexhit Picarit), ndërsa kur e pyesim nëse viktima ka pasur me vete edhe djalin, ashtu siç u raportua dje në media, dëshmitari tregon se nuk ka parë fëmijë në tavolinë, por as në lokal.

“Fëmija mund të ketë qenë jashtë dhe ka ardhur pas ngjarjes, por aty unë nuk kam vënë re të kishte fëmijë”, tregon dëshmitari. Më tej, ai tregon rrethanat se si ndodhi ngjarja.

“Autori është ngritur nga tavolina ku ishte ulur dhe i ka shkuar viktimës nga pas. Nuk e di pse viktima është ngritur në këmbë para se të qëllohej, por fiks në momentin që është dëgjuar krisma e parë viktima ishte në këmbë. Por nuk ka arritur të kthehej përballë autorit, pasi ai e ka qëlluar pas shpine. Kam dëgjuar 5-6 të shtëna dhe kam nxituar të dal jashtë, sapo pashë që krismat pushuan dhe autori po nxitonte të largohej”, tregon dëshmitari.

Ai e përshkruan autorin si polic apo ushtarak, pasi sipas tij ishte shumë këmbëngulës dhe qëlloi disa herë nga afër. Ndërsa tregon se pas të shtënës së tretë viktima u rrëzua në tokë, ndërsa autori u kthye edhe një herë për t’u siguruar që ai kishte vdekur.

“Na kapi paniku të gjithëve sa ishim në lokal dhe disa u shtrinë barkas e të tjerë nxituan të largoheshin. Askush nuk e dinte se çfarë po ndodhte. Plumbat mund të mos kursenin asnjërin prej nesh”, shprehet dëshmitari.

Përveç deklarimeve që u janë marrë dëshmitarëve nga oficerët e grupit hetimor, janë sekuestruar edhe pamjet e kamerave të sigurisë.

Përmes tyre dhe dëshmitarëve do të plotësohet dosja e plotë dhe referimi që do të depozitohet në Prokurorinë e Tiranës, për “Vrasje me dashje”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GATI PËR SHQIPËRINË"/ Rama takim ‘online’ me të rinjtë: Koncepti i nëpunësit digjital një revolucion...
Previous article KËRKON TË MBROHET/ Gjyqtarja e Elbasanit: Videot janë personale të miat, u hodhën nga…

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO) Aktualitet

AKSIDENTI TRAGJIK NË SHKODËR/ Kush është 16-vjeçari që humbi jetën (FOTO)

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata Aktualitet

"JO, JO XHAXHI POLICI"/ Efektivët shoqërojnë një person në Kuçovë, u konfliktua me të vëllain për tokën! Fëmijët traumatizohen nga situata

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit Aktualitet

SAGA E PËRGJAKSHME NË MIRËDITË/ 9 vite përplasje dhe viktima: nga Saimir Jaku te ekzekutimi i sotëm i Viktor Bardhit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT