Greqia është tronditur së fundmi nga disa krime të njëpasnjëshme, siç ishte ajo e vrasjes së gazetarit që sapo doli nga një studio televizive, mbytja e 20-vjeçares britanike nga grabitësit në shtëpinë e saj dhe vrasja e 32-vjeçarit shqiptar Aris Papas pak ditë më parë, i përfshirë në bandat kriminale.
Duke iu referuar këtyre ngjarjeve kriminale, parlamenti grek ka diskutuar sot mbi sigurinë dhe rendin publik. Ndërsa, ministri i Mbrojtjes Civile, Michalis Chrysochoidis, akuzoi qeverinë e majtë të SYRIZA-s që ishte në pushtet për miratimin e ligjit të njohur si “Paraskevopoulos”, i cili që çoi në lirimin e 117 kriminelëve. Ky hap u mor për me qëllimin për të lehtësuar mbipopullimin e burgjeve dhe dhënien e lirisë së parakohshme të të dënuarve që shfaqnin probleme shëndetësore.
Në listën e kriminelëve të përmendur ishte edhe shqiptari Neri Musta, i cili në vitin 2015 u dënua me 14.5 vjet burg, me akuzën e bashkëpunimit në dy vrasje bashkë me Mond Bajramin, por bëri vetëm katër vite e gjysmë, pasi përfitoi nga amnistia.
Ministri grek ngriti shqetësimin, lidhur me lirimin nga burgu të Neri Mustës, i cili kishte vetëm 20 ditë që kishte dalë nga qelia dhe, ishte përfshirë në grabitjen e një banke në Praga, ku arriti t’i shpëtonte policisë.
Më 8 shkurt 2020 policia ndërmori operacionin për arrestimin e tre kriminelëve shqiptarë, të cilët kishin kryer grabitje në Kalamata, Parga dhe disa qytete të tjera.
Gjatë aksionit policor shqiptarët bënë rezistencë dhe qëlluan me armë në drejtim të efektivëve të policisë.
Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit mbetën të plalgosur dy shqiptarët e shumëkërkuar, ndërsa Neri Musta arriti të shpëtojë dhe ndodhet i lirë.


