• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
U SHPALL “NON GRATA”/ Berisha: Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve të mi, marr përsipër çdo provë kundër tyre
Home
Politikë

U SHPALL “NON GRATA”/ Berisha: Jam përgjegjës për veprimet e fëmijëve të mi, marr përsipër çdo provë kundër tyre

4 June, 2021 Delo.autor Politikë

Ish-Kryeministri Sali Berisha deklaron se është përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të tij, z.Shkëlzen Berisha dhe znj.Argita Malltezi.

I ftuar në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, Berisha tha se merr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij. Këto deklarata, ish-Kryeministri i bëri duke komentuar lidhur me vendimin e SHBA që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

I pyetur nga Arian Çani nëse del një provë kundër fëmijëve të tij dhe merren të pandehur, Berisha ka shprehur gatishmërinë për të marrë përsipër çdo përgjegjësi.

Arian Çani: Duhet të rifillosh një betejë të fundit.

Sali Berisha: Me një përkushtim të jashtëzakonshëm.

Arian Çani: Po nuk ke frikë?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Kam të vërtetën me vete.

Arian Çani: Po kur them frikë nuk e kam fjalën për vete unë, se e di që ti vetë personalisht nuk ke frikë, po për fëmijët e tu, për Shkëlzenin, për Argitën. Ata mund të merren të pandehur.

Sali Berisha: Ata t’i marrin 100 herë të pandehur dhe ata gjer sot…

Arian Çani: Nuk po them për Lirinë sepse Liria është zonjë grua…

Sali Berisha: Dhe atë ta marrin patjetër… I ftoj ta marrin.

Arian Çani: Je duke bërë betejë me Perandorinë.

Sali Berisha: Kam të vërtetën me vete unë. Unë kam deklaruar dhe deklaroj se jam përgjegjës për çdo veprim të fëmijëve të mi. Ke ndonjë politikan tjetër ta ketë deklaruar këtë?

Arian Çani: Pra, në qoftë se Shkëlzeni në një moment ta caktuar ka një provë kundër tij, ti e merr përsipër?

Sali Berisha: Padiskutim! Absolutisht që nesër. Në qoftë se Argita ka një provë, që nesër. Sepse këta kam thënë unë kur kam ardhur në 2005 Kryeministër. U kam thënë shqiptarëve që për çdo veprim të fëmijëve të mi, unë mbaj përgjegjësi. U kam thënë fëmijëve të mi, ka qenë mesazh për qytetarët, që nuk mund të ketë dëme ndaj jush por edhe për fëmijët. I kam detyruar fëmijët që 2 vite para se sa të ndryshonte ligji, të deklaronin njësoj si i ati. Dhe këtë e kanë bërë. Në qoftë se ndokush thotë së fëmijët e mi, djali im e ka të ndaluar veprimtarinë private, pastaj kjo është Koreja e Veriut ose Enver Hoxha. Djali im ka marrë vetëm 3 muaj rrogë në një ndërmarrje publike dhe pastaj ka dalë në sektor privat si këshilltar ligjor, sepse ai ka mbaruar 2 Master për arbitrazh.

Arian Çani: Edhe vajza ndërkohë…

Sali Berisha: Edhe vajza… Vajza ka punuar vetëm një periudhë kohe të shkurtër avokate. Kurse ky është këshilltar ligjor dhe ka aktivitete biznesi, të cilin ja ka kontrolluar Edi Rama me të gjithë instrumentet e tij, dhe të paktën 10 herë i ka ndërsyer autoritetin kundër larjes së parave drejt tyre. Dhe e ftoj t’i ndërsej edhe 100 herë të tjera. /tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NË TIRANË/ Policia arreston vajzën e autorit dhe njëherësh gruan e viktimës, theu masën "arrest shtëpie"
Previous article ZHDUKJA E SHEFIT TË ANTIDROGËS SË ULQINIT/ Media serbe: Është arratisur në SHBA, anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan...

Delo.autor

Postime të ngjashme

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë Politikë

U SHKARKUA NGA VELIAJ/ Reagon nënkryetari Sulaj, zbulon kandidaten e PS për bashkinë e Tiranës: Do ta mbështes në fushatë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT