Presidenti i Vendit ilir Meta ka komentuar largimin e kreut të Policisë së Shtetit Haki Çako.
Në emisionin “5 pyetje për Babaramo” në “Report Tv” Meta tha se për të është e rëndësishme të zgjidhet një person me integritet të lartë.
“Për mua është e rëndësishme që të zgjidhet në krye të policisë një njeri me integritet sa më ta lartë. Ajo mbetet për të parë në të ardhëm është forcimi midis institucioneve në vend për një luftë ndaj krimit dhe kanabisit” tha Meta.
Po ashtu i pyetur ecurinë e hetimeve për pajisjen e përgjimit “Mc Catcher” me të cilën thuhet se u përgjua ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe drejtues të tjerë tha se:
“Presidenti nuk mund ta ndajë me askënd edhe nëse ka informacione.”


