• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
NDARJA NGA JETA E PIRO MANIT/ Regjisori: Edhe drunjtë mund t’i bënte aktorë, aq i zoti ishte
Home
Kulturë

NDARJA NGA JETA E PIRO MANIT/ Regjisori: Edhe drunjtë mund t’i bënte aktorë, aq i zoti ishte

4 June, 2021 s.autor Kulturë

Regjisori Spiro Duni, i ftuar në studion e “ABC” me gazetaren Juli Xhokaxhi, foli për ndarjen nga jeta të artistit të jashtëzakonshëm Piro Mani.

Duni tregon mes emocionesh për të madhin Piro Mani, se prania e tij të rrethonte me pozitivitet.

“Çfarë pret të të thotë “Zoti” kur e di që do shkosh?” Do më thotë,- Çkemi Piro”, tregon regjisori Duni pas një bisede që kishin bërë së bashku, para se artisti Mani të ndahej nga jeta.

Lexo edhe: Arti në zi, shuhet aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani

Për regjisorin Duni, ai ishte nga të paktët që e kuptonte shumë mirë se me çfarë përballej një aktor, ndërsa shpeshherë thotë se u drejtohej,- “Aktori kur vjen në skenë, atje ku var pallton atje var edhe hallet”.

“Prania tij në sallë të bënte të ndjeje se kishe një pedagog që të krijonte atmosferë pozitive. Pirro gjithmonë na thoshte se aktori kur vjen në skenë, atje ku var pallton , atje var edhe hallet. Nëse doje t’i bëjë pyetje të qenësishme të teatrit, ai mund të të mbante leksion dy orë, por në shtëpi jo në shkollë”, tregon regjisori.

Gjatë kësaj bisede regjisori tregoi se Piro Manit i mbeti merak që nuk u xhirua skena me Kadri Roshin, ndërsa e cilëson veten njeri me shumë fat që ka pasur bashkëpunëtor një aktor të tillë.

“Unë kisha fatin ta kisha bashkëpunëtor.Për mua shkroi 2 komedi. Kur ai ishte regjisor i Korçës ne ndiqnim nga pas. Në gjithë Korçën flitej për të. Ngjarja më e madhe ishte kthimi i tij dhe vënia në skenë e “Pamja nga Ura”, dhe njësoj siç bëri në Korçë, atë bëri edhe këtu në Tiranë. Veprat e tij unë i kam, kam 8 vepra që ai donte që unë t’i vendosja në skenë dhe kjo është amanet”, shpehet regjisori.

Një njeri i ai shprehet Duni, nuk mund të merrej me biseda të rëndomta dhe mesazhi i tij ishte të shoqëroheshim me njerëz nëpërmjet të cilëve mund të mësonim.

“Ai ishte metaforik, nuk prisje nga ai ndonjë bisedë të rëndomtë, ai të mësonte të mos merrej me njerëz që janë kotësi, por me njerëz më të mëdhenj nëpërmjet të cilëve edhe mëson. Aktorët e mëdhenj i kanë përmasat dhe për dramë dhe për komedi. Ai edhe drunjtë mund t’i bënte aktor, aq i zoti ishte”, thotë Duni.

Përtej jetës artistike, Pavlina Mani dhe Piro Mani:

Duni: Pavlina Mani është një zonjë e madhe, edhe fëmijët e mia atje janë rritur. Ajo përveçse ishte një aktore e jashtëzakonshme dinte një gjë,- “jeta ime është ky burrë”, kështu shprehej.

“Jeta ime është ai, unë edhe varrin tim do e kem ngjitur me të. Më tregoi se ditët e fundit i kishte thënë të dua. Nëse ai jetoi kaq gjatë sa jetoi, jetoi nga ajo. Ajo ka sakrifikuar aq shumë sa nuk i duhej fare se çfarë thonin të tjerët për të. Dhe kjo është mikja ime e madhe Pavlina Mina”, tregon mes emocionesh regjisori Spiro Duni.

Aktori dhe regjisori i njohur Pirro Mani mbylli sytw përgjithmonë në moshën 89 vjeçare.

Mani lindi në Korçë më 14 Prill 1932 për t’u shquar si një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar.

Regjisori i njohur pasi mbaroi studimet në Unicersitetin “GITIS” në Moskë., ai punoi për 25 vite në Teatrin Kombëtar, ku edhe u njoh me bashkëshorten e tij, aktoren e njohur Pavlina Mani.

Aktori në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje dhe është nderuar me shumë çmime, bashkë me titullin e lartë “Artist i popullit”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DEL FOTO/ Ekzekutoi ish dhëndrin në lokal dhe plagosi avokatin, ja kush është autori ISH POLIC burgu
Previous article VRASJA NË TIRANË/ Drejtori i Policisë Është kapur Mexhit Picari, vajza e autorit e arrestuar për DHUNË në familje

s.autor

Postime të ngjashme

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT