Vetëm 5 minuta para mesnatës së të mërkurës, një tjetër atentat i rëndë ka tronditur sërish qytetin e Vlorës, ku është ekzekutuar 43 vjeçari Shkëlzen Velaj.
43 vjeçari ka qenë duke hyrë për në shtëpi, kur ka vënë re se pranë pallatit ka qenë duke u ndjekur nga një makinë e dyshimtë. Aika lënë makinën e tij ndezur dhe ka ikur me vrap për tu futur në banesë. Autorët dyshohet se e kanë ndjekur. Në katin e 5 të pallatit kur ka qenë duke hapur derën, atentatori ka lëshuar breshëri plumbash në drejtim të tij.
Plumbat në drejtim të 43 vjecarit kanë qenë nga një distancë e afërt. Në trupin e Velajt është lëshuar një karikatore automatiku, të cilat e kanë kushtuar jetën 43 vjeçarit. Sipas policisë 43 vjecari ka ndërruar jetën në spital. Atentati dyshohet të jetë kryer nga 2 apo më shumë persona të cilët ende nuk janë identifikuar.
Autorët pas atentatit janë larguar në drejtim të rrugës së lumit të Vlorës, në afërsi të fshatit Babicë autorët kanë braktisur makinën tip BMË pa targa të cilën e kanë djegur ndërsa janë larguar në drejtim të paditur.
Policia në vendin e ngjarjes ka bërë grumbullimin e materialeve dhe po punon për zbardhjen e saj. Sa i takon Shkëlzen Velaj, 43 vjecari është vëllai i Ardi Velaj, i mbetur i vrarë në masakrën e Çoles, ndodhur në 2015-ën. Në ngjarjen e 2015 e cila pasoi me një sërë ngjarjesh dhe viktimash janë përfshirë vëllezërit Llanaj.


