• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI I ÇAJUP SELIMIT NË TEPELENË/ Policia shoqëron një person. Fqinjët: U tronditëm…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI I ÇAJUP SELIMIT NË TEPELENË/ Policia shoqëron një person. Fqinjët: U tronditëm…

2 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me vrasjen e biznesmenit Çajup Selimi mbrëmjen e djeshme, në prangun e shtëpisë së tij. Biznesmeni, baba i dy vajzave, u qëllua për vdekje teksa po shkonë në banesë me dy plumba, një në kokë dhe një në trup.

Deri më tani, Policia e Shtetit ka shoqëruar një person që mendohet se ka pasur konflikt me viktimën para vrasjes së tij. Viktima ka pasur një sherr me një 27 vjeçar që prej vitit 2013, ku janë goditur edhe me sende të forta. Më pas, në vitin 2018, Selimi u dhunua me leva dhe gushte për shkak të konkurrencës në tregti.

Mëgjihatë pista kryesore për vrasjen e 45-vjeçarit vijon të jetë ajo e konkurrencës me biznesmenët e tjerë në zonë. Ngjarja bëhet edhe më e vështirë për t’u zbuluar pasi mungojnë pamje filmike rreth zonës së banesës së tij, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e autorëve të ekzekutimit.

Ndërkohë fqinjët e biznesmenit i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e të martës në Tepelenë tha për për Abcnews.al se biznesmeni, Çajup Selimi sipas tyre nuk kishte konflikte.

“Rreth orës 21:00 kemi dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Viktimën e njihnim, ishte djalë shumë i shkathët dhe bënte shumë për qytetin e Tepelenës. Na ka ardhur shumë keq. Nuk kishte konflikte me njeri dhe ishte punëtor i palodhur. Kjo ngjarje na ka tronditur. Dëgjuam dy krisma dhe u tronditëm jashtë, nuk e kuptuam persë ndodhi sepse ishte djalë shumë i rregullt”, është shprehur një nga fqinjët.

Kujtojmë se biznesmeni u ekzekutua në shkallët e pallatit në momentin kur ka qenë duke u futur në apartamentin ku ai banonte.

Dyshohet se autorët kanë qenë dy dhe pasi kanë qëlluar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes, ndërsa ende nuk janë identifikuar. Selimi ishte pronar i një dyqani rrobash në Tepelenë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "BOMBË NGA ITALIA"/ UEFA e ka marrë vendimin! Reali, Barcelona dhe Juventusi përjashtohen nga…
Previous article "O ZOT, KA THIKË..."/ Pamje të rënda nga sherri masiv në mes të Londrës (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SKANDALI ME VIDEOT/ Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur… Aktualitet

SKANDALI ME VIDEOT/ Policia kërkon të marrë në pyetje Adrian Hilën për videot intime të shpërndara në rrjet! Reagon kompozitori: Jam i tronditur…

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet Aktualitet

VIDEOT ME PËRMBAJTJE SEKSUALE/ Ragon Policia: Referuam materialet në Prokurori, nisën hetimet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT