• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DALIN DETAJE/ Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj, subjekt i OFL-së, në makinë me fëmijët (VIDEO)
Home
Breaking News

DALIN DETAJE/ Momenti kur qëllohet me 4 plumba Edison Begaj, subjekt i OFL-së, në makinë me fëmijët (VIDEO)

2 June, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

amje nga atentati i së shtunës në Vlorë, ku është qëlluar me 4 plumba në këmbë Edison Begaj.

Në pamje shikohet Begaj në këmbë në portën e shtëpisë, ndërsa brenda në makinën e tij janë fëmijët. Një person me uniformë policie dhe me maskë i afrohet dhe e qëllon.

Mbrëmjen e 29 majit, i është bërë pritë dhe qëlluar me armë zjarri 38-vjeçarit Edison Begaj, i cili i ka shpëtuar sulmit në fshatin Kaninë të Vlorë. Begaj është qëlluar me 4 plumba në hyrje të banesës së tij duke mbetur i plagosur. Plumbat e kanë kapur atë në këmbë, ndërsa më pas u transportua në spital.

Në dëshminë e tij të parë, Begaj ka thënë para hetuesve se nuk e ka parë autorin dhe nuk e di se kush mund të jetë, kjo edhe për shkak të errësirës në zonë. Autori ka qenë i fshehur mes ullishteve të Kaninës duke pritur 38-vjeçarin. Ai po qëndronte në këmbë dhe pasi ka qëlluar nga 3 metra largësi Edison Begën është larguar po në këmbë nga vendi i ngjarjes. Më pas është marrë nga një automjet në gjysmë të rrugës dhe është larguar. Policia i është vënë menjëherë nga pas në ndjekje, por autori ka mundur të shpëtojë.

Për ngjarjen pistat e hetimit janë ajo e prishjes së pazareve të drogës ose një konflikt i kohëve të fundit që mund të ketë pasur 38-vjeçari. Për ngjarjen policia ka shoqëruar 5 persona.

Edison Begaj nuk është një emër i panjohur për drejtësinë. Ai është subjekt i OFL dhe i dënuar dhe kapur disa herë me drogë përgjatë viteve. Në shkurt të 2010 ai është dënuar me 7 vite e 6 muaj burg për drogë. Por ashtu edhe në vitin 2015 Begaj u kap me 50 kg lëndë narkotike të llojit marijuanë “çokollatë”, në vendin e emërtuar “Qafa e Kuzum Babasë”.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON FOTOT E ËMBLA TË FËMIJËVE TË SAPOLINDUR NË LEZHË/ Manastirliu: Ka nisur me këmbë të mbarë funksionimi i këtij spitali modern
Previous article "EDHE DISA MUAJ..."/ Brataj jep LAJMIN E MIRË: Pranverën e ardhshme rikthehet jeta normale

s.autor

Postime të ngjashme

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT