• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË VJESHTË NUK KA ÇLIRIM NGA COVID!” Flet Brataj: Të krijohet mundësia të përshtaten lokalet me…
Home
Sociale

“NË VJESHTË NUK KA ÇLIRIM NGA COVID!” Flet Brataj: Të krijohet mundësia të përshtaten lokalet me…

1 June, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Nga1 qershori, të gjithë qytetarët në të gjithë vendin mund të lëvizin në ambiente të jashtme pa maska. Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në Report Tv, tha se duhet të vijojmë që të jemi vigjilentë, pasi ende ka të sëmurë dhe qytetarë që humbin jetën nga ky virus. Megjithatë Brataj shtoi se transmetueshmëria e virusit është më e ulët.

‘Po hiqen masat, është në sensin pozitiv. Fillimi i një finalje, po shkohet në heqjen dorë pas dore deri në eliminimin e tyre. Kemi të sëmurë ende nga COVID dhe vazhdojnë që të kemi humbje jete. Shifrat të shqetësojnë pak! Në 37 të sëmurë, 7 në terapi intensive që do të thotë se vijnë në forma të rënda në spital. Do të thotë që në banesa ka edhe të tjerë të sëmurë. Ne ketë momente nuk duhet ulur vigjilenca. Mënyra e transmetimit të virusit është më e ulët. Në 15 qershor hiqet kufizimi nga 10 persona në 50. Muzika live është shtuar dy ore nga ora 20-22. Këto janë aktivitetet që janë në vend të parë për sa i përket përhapjes së infeksionit. Janë të gjitha rreziqet e përhapjes së infeksioneve.’- theksoi mjeku.

Duke folur për organizimin e festave dhe të dasmave, Brataj tha se tashmë lejohet grumbullimi deri në 50 qetetarë, një numër ky i favorshëm për të realizuar disa nga festat kryesore të qytetarëve. Duke u ndalur tek dasma, Brataj tha se loklate duhet të përshtaten për respektimin e masave anto-COVID.

‘Të gjithëve ju mungon një përqafim, për arsye të sëmundjes. Mirëse të vijnë festat, por kuptohet se është një provë e lirimit të masave për arsye se me 50 veta ke mundësi të organizosh një festë. E kemi thënë që stina e verës është edhe në avantazhin tonë. Duke parë edhe masat mendoj se mundësia e përhapjes është më i vogël se gjatë gjithë muajve të pandemisë që kemi kaluar. Grumbullimi 50 veta, të krijohet mundësi të përshtaten lokalet me respektimin e masave. Për sa u përket festave të vogla zakonisht nuk e kalojnë atë numër, por për dasmat. Për këtë arsye u liruan një numër shumë i madh festash.’- tha Brataj.

Brataj shtoi se në vjeshtë nuk mund të themi për çlirim nga pandemia, por nuk do të ketë një valë të ngjashme me ato që kemi kaluar më parë. Brataj theksoi po ashtu se nga procesi i vaksinimit, nuk ka pasur asnjë humbje jete, apo pacient të paraqitur me forma të rënda në spital.

‘Nuk mund të flasim për çlirimim nga pandemia, vjeshta do të krijojë pak probleme, nuk ka valë si vala e nëntorit-shkurt të vitit të kaluar. Deri në shtator do të ketë një numër më të lartë të personave të vaksinuar. Mua më gëzon fakti se nuk ka pasur humbje jetë për asnjë person që ka marrë dozën e vaksinës, apo forma të rënda. Ato që nuk e kanë kaluar virusin janë një pakicë. Mendoj se veç vaksinave tradicionale, po dalin edhe vaksina të reja që ndihmojnë tregun. Unë jam optimist, një sëmundje ka një fillim dhe një fund ndërsa jeta është e pafundme.’- tha Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRON RIVALËT E "EURO 2020"/ Trajneri Mancini: Kjo Itali luan futboll dhe jo kundërsulm
Previous article SHËNIM/ Përse Ilir Metës po i ikën toka nën këmbë?!

F.autor

Postime të ngjashme

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim Aktualitet

"GJOBË" 5 MILIONË EURO DHE KËRCËNIMI ME ARMË NË HOTELIN NË RADHIMË/ Policia njoftim zyrtar: Arrestohen 5 persona, 6 të tjerë në kërkim

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj Aktualitet

DETAJET/ “Ishte një kurth për mua!" Si ndodhi përplasja te hoteli në Orikum, mbivendosja e pronave çoi në konfliktin mes biznesmenëve Muça e Bedinaj

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt Aktualitet

HYN NË FUQI VENDIMI/ Nga sot ndalohet importi i mishit që vjen në Shqipëri nga Brazili! AKU: Produkt i pasigurt

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT