• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pse ju ul dënimi nipit të Enver Hoxhës? Apeli: Policia, ndërhyrje të nxituar në Xibrakë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Pse ju ul dënimi nipit të Enver Hoxhës? Apeli: Policia, ndërhyrje të nxituar në Xibrakë

8 January, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda zbardh arsyetimin e vendimit që lehtësoi dënimet për nëntë të akuzuarit e dosjes “Xibraka”. Në vendimin e siguruar nga “ABC News”, Apeli arsyeton se ndërhyrja e policisë në laboratorin e kokainës ishte e nxituar dhe jo efektive.

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka zbardhur arsyetimin e vendimit ndaj të pandehurve të dosjes “Xibraka”, mes të cilëve edhe Ermal Hoxha, nipi i diktatorit Enver Hoxha. Ndonëse vlerësoi të provuar fajësinë e nëntë të pandehurve, ky vendim uli ndjeshëm dënimet e tyre. Apeli vendosi zbatojë nenin 406 të Kodit të Procedurës Penale, i cili flet për gjykimin me kohë të shkurtuar.

Ky lloj gjykimi u kërkua nga të pandehurit dhe prokuroria në Gjykatën e Shkallës së Parë, por u refuzua. Sipas Apelit, çështja ndaj të akuzuarve si pjesë e një grupi të angazhuar në përpunimim e kokainës në një laborator në Xibrakë mund të zgjidhej në gjendjen që ndodheshin aktet e saj.

Duke iu referuar vendimit të Shkallës së Parë, Apeli çmonte se duhet të riparonte këtë shkelje ligjore duke aplikuar gjykimin e shkurtuar, që u njeh të pandehurve uljen e një të tretës të dënimit të dhënë.

Për këtë shkak të gjithë të pandehurve iu zbrit kjo masë dënimi.Ndërsa në pjesën arsyetuese të faktit penal, Apeli i Krimeve vlerësonte si të nxituar ndërhyrjen e policisë në laboratorin e drogës.

“Ndërhyrja e policisë më 14 janar 2015 në orën 15:10 në Xibrakë ka qenë e nxituar dhe jo efektive, pasi në laborator nuk u gjetën materiale me të cilat bëhej ky përpunim dhe as produkti i gatshëm, por vetëm gjurmë të tyre në rroba dhe enë, siç është përshkruar në proceserbalet përkatëse të kqyrjes dhe ekspertimeve”, thuhej në vendimin e gjykatës, një kopje e të cilit u sigurua nga “ABC News”.

Më tej gjykata shprehej se bashkëpunimi mes të pandehurve kishte qenë i mirëorganizuar dhe se grupi kriminal kishte pasur një strukturë të qëndrueshme me role të ndara.

Ndërkohë, përmes një vendimarrjeje të pak ditëe më parë Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda nxori në liri të dënuarin Kelmend Dalipi. Gjykata pranoi kërkesën e tij për pezullim të ekzekutimit të dënimit për shkak të problemeve shëndetësore të tij.

I Pandehuri Shkalla I Apeli

  1. Ermal Hoxha 10 vjet 6 vjet e 8 muaj
  2. Genci Xhixha 13 vjet 8 vjet e 8 muaj
  3. Sajmir Batku 13 vjet 8 vjet e 8 muaj
  4. Ilir Hyseni 12 vjet 8 vjet
  5. Cesar Avilla 12 vjet 8 vjet
  6. Valter Moreno 12 vjet 8 vjet
  7. Gentian Gjonaj 11 vjet 7 vjet e 4 muaj
  8. Kelmend Dalipi 11 vjet 7 vjet e 4 muaj
  9. Arjan Dalipi 10 vjet 6 vjet 8 muaj
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article A iu refuzua viza nga SHBA? Zyra e Haradinaj: Çështja e vizës është ende në procedurë
Previous article "I paftuari" në dhomën e Bleona Qeretit, e trembi këngëtaren për vdekje (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ Ndërroi jetë brenda pishinës, 15-vjeçari bëri me shenjë për ta nxjerrë nga uji por askush nuk e ndihmoi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT