• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
SEZONI TURISTIK 2021/ Tatimet nisin zbatimin e planit të masave
Home
Ekonomi

SEZONI TURISTIK 2021/ Tatimet nisin zbatimin e planit të masave

1 June, 2021 F.autor Ekonomi

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur zbatimin e planit të masave për Sezonin Turistik 2021.

Sipas tyre, ky plan synon informimin, ndërgjegjësimin dhe sensibilizimin e tatimpaguesve që ushtrojnë aktivitet në zonat turistike, në mbarë vendin, në sektorin e veprimtarive të turizmit pwr bare, restorante, hoteleri etj, për zbatimin me korrektësi të legjislacionit tatimor, si dhe rritjen e nivelit të vetëdeklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore.

Duke parashikuar një sezon turistik të çliruar nga situata e pandemisë, Administrata Tatimore ju bën thirrje të gjithë tatimpaguesve që operojnë në fushën e turizmit që të zbatojnë me korrektësi legjislacionin tatimor si dhe në përmbushjen e detyrimeve tatimore.

Shumë nga subjektet, pjesë e këtij sektori, kanë përfituar nga lehtësimet fiskale pjesë e programit qeverisës dhe në një situatë të tillë duhet të jenë të ndërgjegjshëm në respektimin me rigorozitet të legjislacionit tatimor. Administrata Tatimore ka një qëndrim të drejtë dhe të paanshëm dhe në funksion të krijimit të urave të duhura të bashkëpunimit, ju fton të vetdeklaroni me saktësi. Do të zhvillohen takime informuese pranë çdo Drejtorie Rajonale në këtë kuadër. Më pas do të vijohet me verifikime dhe monitorime në vend, përgjatë gjithë sezonit në lidhje me:

Respektimin e detyrimit për regjistrim në QKB dhe në Administratën Tatimore.

Respektimin e detyrimit për dokumentimin e mallrave gjendje apo në transport.

Respektimin e detyrimit për të lëshuar kupon tatimor apo faturë tatimore për çdo transaksion që tatimpaguesi kryen me klientët e tij.

Respektimin e detyrimit për të regjistruar të gjithë punonjësit e angazhuar në biznes me kohë të plotë apo të pjesshëm.

Respektimin e detyrimit për të mos lëshuar fatura me printera jo fiskalë.

Respektimin e detyrimit për t’u regjistruar për përgjegjësinë tatimore TVSH nëse plotësohen kriteret.

Respektimin e detyrimit për të afishuar çmimet e shitjes së mallrave apo të shërbimeve të ofruara.

Administrata Tatimore, me të gjitha strukturat e saj është e angazhuar për të qenë në çdo kohë e pranishme në territor, për të kontrolluar dhe verifikuar nga afër situatën në të gjitha zonat turistike të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ju bën thirrje dhe gjithë qytetarëve që të ndërgjegjësohen në respektimin e detyrimit ligjor, por dhe moral të tërheqjes së kuponit ose faturës tatimore për çdo produkt ose shërbim të marrë. Ju lutemi raportimin e çdo shkelje të konstatuar nga ju pranë Administratës Tatimore në numrin pa pagese 08001414 në aplikacionin Stop Informalitetit dhe me foto ose video në numrin 0697073733. Ju sigurojmë për ruajtjen e plotë të anonimatit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Adriatik Llalla, i dënuari për korrupsion që u kthye në personazh parodie
Previous article "S'KAM PRESION..."/ Kurti tregon kur do të zhvillohet takimi me Vuçiç: Kosova s’është objekt në tryezë, por…

F.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT