Nisma për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, duket se ka marre edhe vemendjen e prestigjozes britanike “Daily Mail”.
Në një artikull të publikuar së fundmi, gazeta shkruan se socialistët jane te vendosur per shkarkimin e tij dhe se roli i Metës nuk ka qenë mbi palët (apolitik) siç duhet te jetë ai i një Presidenti.
Artikulli i plotë:
Parlamenti shqiptar vendosi të hënën që te mbajë një sesion te jashtezakonshem, javen që vjen për te shkarkuar Presidentin për shkelje të Kushtetutës.
Seanca do të mbahet më 9 qershor pas një raporti nga një komision hetimor, i cili javën e kaluar arriti në përfundimin se Presidenti Ilir Meta shkeli 16 nene të kushtetutës përpara zgjedhjeve të përgjithshme të Shqipërisë në 25 Prill dhe duhet të largohet nga detyra një vit më herët nga se mbaron mandati i tij.
Në fillim të këtij muaji, 49 ligjvënës socialistë kërkuan që komisioni hetimor të vendosë nëse do ta fajësojë Ilir Meten për dështimin në detyrën e tij kushtetuese për të garantuar unitetin kombëtar duke mbështetur shpeshherë opoziten në zgjedhje.
Kërkohet një shumicë prej dy të tretave për të marre vendimin mbi Metën dhe socialistët nuk i kanë numrat në parlament për të përmbushur atë prag.
Por nëse ligjvënësit votojnë për ta hequr atë nga detyra, miratimi përfundimtar vjen nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë brenda tre muajve.
Nderkohë, Meta shprehet se ata qe do marrin vendimin janë në ikje, pas një periudhë tranzicioni pas zgjedhjeve dhe për këtë arsye nuk ka të drejtë të kryejë veprimtari të tilla hetimore.
Meta akuzon Kryeministrin Edi Rama për drejtimin e një “regjimi kleptokratik” dhe përqendrimin e të gjitha pushteteve legjislative, administrative dhe gjyqësore në duart e tij.
Presidenca e Shqipërisë është kryesisht ceremoniale por mbart një farë autoriteti mbi gjyqësorin dhe forcat e armatosura. Roli gjithashtu zakonisht kuptohet të jetë jopolitik, por Meta është përplasur rregullisht me qeverinë e Ramës.
Përktheu: AlpeNews.al


