• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
EKZEKUTIMI ME 8 PLUMBA/ Kush është shqiptari që u vra në Athinë, lëvizte me antiplumb pasi…
Home
Breaking News

EKZEKUTIMI ME 8 PLUMBA/ Kush është shqiptari që u vra në Athinë, lëvizte me antiplumb pasi…

30 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Emigranti që humbi jetën sot në Athinë në një atentat mafioz është Ari Papa, 32 vjeç, që jetonte me familjen prej vitesh në Greqi.

Djali 32 vjeçar humbi jetën pasdrekën e të dielës së sotme ndërsa gjendej në një lokal te rruga e Durrësit siç njihet në zonën e Sepolia në Athinë.

Një person i armatosur shtiu tetë herë mbi të duke e lënë të vdekur dhe u larguan të pashqetësuar nga vendi i krimit. Autori zbriti nga një taksi, u afrua në lokal dhe shtiu nga distancë e afërt duke u siguruar ti marrë jetën.

Hetimet nxorën se 32 vjeçari kishte qenë shënjestër e një serie sulmesh kriminale vitet e fundit në qendër të Athinës.

Mediat greke pohojnë se 32-vjeçari shqiptar që u vra ishte akuzuar për pjesëmarrje në organizata kriminale, grabitje, trafik droge dhe madje si i përfshirë në marrëdhënie të dyshimta me zyrtarë të Policisë së Greqisë.

Përveç kësaj, ai dyshohet se kishte marrëdhënie me anëtarët e mafies shqiptare në burgje.

Përpjekje të tjera ishin bërë kundër tij. Më 26 maj 2019, ai u qëllua nga persona të panjohur pranë stacionit të autobusëve të Larisës dhe ishte plagosur rëndë.

Në fund të shkurtit 2021, i njëjti ishte arrestuar nga policia antidrogë në Rrugën e Kretës – ndërsa po ngiste një biçikletë elektrike. Ai ishte i veshur me një jelek antiplumb dhe iu gjet një pistoletë Baikal plot me plumba!

Pasi u shoqërua në polici ai foli për kërcënimet ndaj jetës dhe u la i lirë disa orë më vonë.

Por në mbrëmjen e të njëjtës ditë, ai ishte në shënjestër të një sulmi të ri përsëri pranë stacionit të Larisës nga dy persona të panjohur.

Atë natë, 32-vjeçari u qëllua në këmbë, ndërsa tre autorët u arrestuan më vonë nga Policia Greke në Athinë dhe u burgosën. Kapja e tyre u bë ndërsa u përpoqën të shpëtonin duke marrë arratinë me një taksi në të cilën lanë edhe një armë zjarri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK I PËLQEU..."/ Gaz Paja tregon historinë e veçantë të emrit të tij, zbulon pse ka jetuar në shtëpinë e tezes
Previous article LAJM I MIRË/ Studimi i fundit: 90% e njerëzve zhvillojnë antitrupa që pas dozës së parë të vaksinës

s.autor

Postime të ngjashme

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë Aktualitet

E PËSOJNË KEQ/ Ndezën zjarre që dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme, 3 të arrestuar në Fier dhe Lushnjë

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg Aktualitet

RISHIKOHEN MASAT E SIGURISË/ Pas votimit në Kuvend, afat për ata që janë në burg

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine Aktualitet

DROGË PRANË SHKOLLAVE NË TIRANË/ Arrestohet 28-vjeçari me 235 doza kokaine

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT