• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VDEKJA E MINATORIT NË BULQIZË/ Arrestohet një punonjës, procedohen dy të tjerë
Home
Aktualitet
Kronikë

VDEKJA E MINATORIT NË BULQIZË/ Arrestohet një punonjës, procedohen dy të tjerë

29 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Çdo ditë në këto galeri nën tokë hyjnë me qindra banorë të bulqizës në kërkim të kromit.

Për ta kromi është buka e fëmijëve, por puna në galeri është e rrezikshme. Eltion Alla, babai i një djali të vogël dje hyri në këto galeri dhe prej andej doli i pa jetë.

I ndjeri kishte ecur në gjurmët e të atit minator kromi dhe dje ishte duke punuar në nivelin e 18 të një prej galerive AlbChrom për të ndërtuar katrorin hyrës të nivelit të fundit. Por rreth orës 18:30 minuta, një masiv minerali është shkëputur duke e zënë poshtë Eltionin.

Kolegët janë përpjekur ta nxjerrin por fatkeqësisht ai ishte i pajetë. Eltioni kishte vetëm një vit që kishte filluar punë si minator në galerinë e AlbChrom, duke zëvendësuar babain e tij i cili sapo kishte dalë në pension. Alla ishte djali i vetëm i familjes, duke lënë pas bashkëshortin dhe djalin e tij të mitur 2 vjeçar.

Për minatorët e Bulqizës, jetesa është e vështirë. Kushtet e punës në galeritë e kromit u rrezikojnë atyre jetën çdo ditë ndërsa hyjnë dhjetëra metra thellësi në kërkim të mineralit.

Bulqiza e ka lidhur jetën me kromin dhe të pakta janë ato familje që nuk kanë pjesëtarët minatorë. Por Bulqiza është qyteza me numrin më të madh të viktimave në galeri, shumë më tepër janë të gjymtuar në pamundësi për të punuar dhe gjithçka ndodh sepse nga ky mal vetëm kërkohen pasuri, por pak investohet në sigurinë e minatorëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U AFRUA NË MERKATON E JANARIT/ “Divorci” me mbrojtësin Dominguez, Partizani humb 25 mijë euro
Previous article ULEN SHIFRAT NË KOSOVË/ Një i vdekur dhe 28 raste të reja në 24 orët e fundit në Kosovë

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve Aktualitet

DETAJE NGA ATENTATI I DËSHTUAR NË LEZHË/ Vrasja do kryhej në mëngjes, por objektivi prishi planet e ekzekutorëve

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA KUNDËR QEVERISË/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë Aktualitet

"MESAZHI I FUNDIT ISHTE MË 23 SHTATOR"/ Zhduket inxhinieri shqiptar pas sulmit me dronë në Detin e Zi, babai i tij i bën apel shtetit për ndihmë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT