• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“BASHA DJALË I MIRË”/ Arian Çani: Por duhet të jepte dorëheqjen
Home
Sociale

“BASHA DJALË I MIRË”/ Arian Çani: Por duhet të jepte dorëheqjen

29 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, ku është shprehur se ai nuk ka asnjë listë të votuesve të anëtarësisë sepse Basha nuk e shikon të arsyeshme që t’i vendosë të gjithë kandidatët në të njëjtat kushte.

Ndërkohë, Arian Çani komentoi duke thënë se edhe pse nuk e sheh si fajtor, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen. Sipas tij, kreu aktual i PD-së është një djalë që lufton, por në kushtet e sotme kushdo që të ishte duhet të ikte. Sipas Çanit, Basha mund të rikandidonte më vonë pas një periudhe kohe.

Arian Çani: Ti e di si funksionojnë gjërat në Shqipëri, shumë rrallë ka ndodhur që liderat të japin dorëheqjen, mund t’i numërosh, janë me gishta, Lul Basha nuk hyn tek ata, unë mendoj që duhet ta jepte edhe pse mund të mos jetë faji i tij që këto zgjedhje nuk i fitoi.

Por edhe nëse nuk është fajtori, unë mendoj që duhet ta jepte dhe mund të rikandidonte më vonë pas një periudhë kohe, s’ka rëndësi sepse ai nuk është dënuar, Basha është një djalë i mirë në thelb dhe djalë që lufton, por problemi është që në kushtet aktuale, kushdo që të ishte duhet të ikte, pse futesh në një garë të pabarabartë?

Kur ti vetë e ke thënë siç e kanë thënë edhe këta rivalët e tjerë që listat e anëtarësisë, minimumi duhet t’i kishit, nuk i keni. Është e vërtetë që t’i i ke dhe të tjerët nuk i kanë?

Agron Shehaj: E vërteta është që listat e votuesve e anëtarësisë që do votojnë në zgjedhjet e 13 Qershorit, unë nuk i kam. Struktura e PD-së ka lista sidomos të qyteteve dhe degëve ku punon, ka lista, unë kam ato lista me atë cilat kam patur nevojë të punoj, kur kam qenë në Vlorë, tani në Tiranë. Çfarë kanë të gjithë, kam dhe unë, nuk kam listat e anëtarësisë.

Arian Çani: Po pse nuk i keni listat, nuk është detyrim statutor që nuk i keni listat?

Agron Shehaj: Nuk e di nëse është detyrim statutor, por sigurisht është detyrim nëse do të bësh, të lejosh zgjedhje që të gjithë të konkurrojnë në kushte të barabarta. I kemi kërkuar dhe nuk na i japin. Kjo tregon që kryetari aktual i PD-së nuk e shikon të arsyeshme t’i vendosë të gjithë kandidatët në të njëjtat kushte.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËRNDRIQTE VAZHDIMISHT 13-VJEÇAREN/ Ja si e pëson i riu nga Vlora
Previous article I MASKUAR ME FASHO RRETH KOKËS/ 28 vjeçari shqiptar futej në testet e teorisë për marrjen e patentës për persona të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT