• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 29 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

29 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“DEFENDER 21″/ Presidentja Osmani: Të paluhatshëm në partneritetin me aleatët perëndimorë
Home
Rajon

“DEFENDER 21″/ Presidentja Osmani: Të paluhatshëm në partneritetin me aleatët perëndimorë

28 May, 2021 F.autor Rajon

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu dhe kryeministri, Albin Kurti kanë vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtrimin e NATO-s “Defender 21” derisa kanë theksuar rëndësinë e fuqizimit të partneritetit me vendet aleate në dobi të sigurisë dhe paqes në Evropë dhe botë.

Më 29 prill, në rajonin e Ballkanit Perëndimor, NATO-ja nisi ushtrimi ushtarak “Defender Europe 21”, që është stërvitja me shkallën më të gjerë që është mbajtur në Ballkanin Perëndimor që nga Lufta e Dytë Botërore. Në këtë stërvitje po marrin pjesë mijëra forca nga Shtetet e Bashkuara.

Një pjesë e ushtrimeve po zhvillohet edhe në territorin e Kosovës, me pjesëmarrje të pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovë.

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, tha më 5 maj se Kosova po merr pjesë në stërvitjen ushtarake të NATO-s “Defender Europe 21” me 330 pjesëtarë.

Gjatë vizitës në një lokacion në jugperëndim të Kosovës, ku po zhvillohen këto ushtrime, presidentja Osmani-Sadriu tha se gatishmëria për të thelluar partneritetin tonë strategjik me aleatët perëndimorë është e paluhatshme.

“Ngritja e kapaciteteve të ushtrisë sot po e merr vulën e përkrahjes nga partnerët tanë strategjikë. Prandaj jam e lumtur të shoh sesi ajo po shndërrohet jo vetëm në fuqi moderne, por edhe në partnere e besueshme të aleatëve tanë, synimet e të cilëve përkojnë me qëllimet tona strategjike. Forca e Sigurisë së Kosovës është sinonim i shtetësisë, sovranitetit dhe paprekshmërisë së territorit tonë”, tha presidentja Osmani.

Ndërkaq, kryeministri Kurti tha se ushtrimi është me rëndësi të posaçme për vendin.

“Veçantia e tij lidhet me faktin se partnerja jonë strategjike SHBA-ja i dha besim vendit tonë dhe FSK-së që për herë të parë të mirëpres një pjesë të këtij ushtrimi në territorin e vendit tonë. Pjesmarrja e FSK-së në ‘Defender 21’ dëshmon qartë synimin e vendit tonë për të formuar një ambient të sigurt dhe paqësor në Evropë dhe më gjerë. FSK-ja jo vetëm që është e vullnetshme, por edhe e gatshme – sepse e aftë për të kontribuar në sigurinë kontinentale e globale”, tha Kurti.

Ai u zotua se mbështetja e qeverisë që drejton do të vazhdojë përmes rritjes së buxhetit për ngritjen e kapaciteteve operacionale të FSK-së.

Në kuadër të kësaj stërvitjeje, rreth 28,000 forca të SHBA-së dhe 26 vendeve të tjera anëtare të NATO-s, do të kryejnë operacione në më shumë se 30 zona trajnimi, nisur nga Baltiku dhe Afrika deri në rajonet e Detit të Zi dhe Ballkanit.

Manovra e NATO-s “Defender 21”, që përbën njërin nga ushtrimet më të mëdha fushore amerikane në Evropë në 25 vjetët e fundit, ka filluar në fund të muajit mars dhe do te përmbyllet në muajin qershor përgjatë Ballkanit dhe rajonit të Detit të Zi, në pikat strategjike që lidhin Evropën, Azinë dhe Afrikën./REL/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article POLICIA ME "DORË TË HEKURT"/ Gjatë 1 jave arrestohen 68 drejtues mjetesh, pezullohen 398 leje drejtimi
Previous article SHKARKIMI/ Komisioni miraton unanimisht raportin për shkarkimin e Ilir Metës

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur Rajon

AKSIDENT I RËNDË NË KOSOVË/ Kamioni përplaset me tre makina, shtatë të plagosur

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje Rajon

TMERR NË GREQI/ Trupi i dekompozuar i britanikes gjendet brenda një valixheje

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike Rajon

PA ZË NË WASHINGTON? Kosova përballet me një sfidë të re diplomatike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT