• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
INTEGRIMI/ “Shqipëria s’ka përmbushur kushtet”, ministri gjerman kundër Bashës: Më 22 qershor shpresojmë hapjen e negociatave
Home
Politikë

INTEGRIMI/ “Shqipëria s’ka përmbushur kushtet”, ministri gjerman kundër Bashës: Më 22 qershor shpresojmë hapjen e negociatave

28 May, 2021 F.autor Breaking News, Politikë

Ministri i Jashtëm gjerman, Michael Roth, është shprehur se për zgjedhjet i beson raportit të dalë nga OSBE/ OHDIR, duke e cilësuar këtë të fundit si një institucion të paanshëm.

Ai tha se roli i opozitës është mjaft i rëndësishëm në një shoqëri demokratike dhe bëri thirrje që mosmarrëveshjes e saj me mazhorancën të minimizohet.

Po ashtu, nisur edhe nga deklarata e Bashës që la të kuptohet se Shqipëria s’e meriton t;i hapen negociatat, Roth u ndal te anëtarësimi i vendit në BE, duke thënë se shpejt mund të kemi çelje të negociatave.

“Dëshiroj t’iu falenderoj për miqësinë zoti Basha, një vizitë në Shqipëri do të nënkuptonte jo vetëm një takim me qeverinë por edhe ato të opozitës e përfaqësuesit e shoqërisë civile. Natyrisht që të gjitha kritikat që do të adresohen në këtë drejtim duhet të qartësoheshin e kjo duhet bërë nëpërmjet institucioneve. Ne i besojmë raportimeve të OHDIR-it, që është i pavarur. Jam dakord me Bashën që e ardhmja e Shqipërisë gjendet në BE dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por edhe Parlamenti dhe opozita.

Shpresoj që nga debatet e së shkuarës të gjendet një qasje më e drejtë mes palëve. Unë jam në politikën aktive prej 23 vitesh, prej tetë vite në qeveri, kam qenë dhe në opozitë dhe qeveri, këto elemente janë të rëndësishëm në një shtet. Ne nuk jemi armiq, por kundërshtarë. Shërbimi zotin Basha, ka qenë për mua tejet e rëndësishëm për këtë sërish faleminderit. KE ka vlerësuar në mënyrë të kujdesshme nëse janë plotësuar kushtet e Shqipërisë për hapjen e negociatave dhe nisjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

Shpresojmë shumë që më 22 qershor, KE të mbërrijë në çeljen e negociatave dhe konferencën e parë të anëtarësimin, falenderojmë presidencën portugeze në këtë proces. Ju të gjithë e dini që ky është hap i rëndësishëm drejt BE, do të jetë rrugë e gjatë, Gjermania do e mbështesë Shqipërinë në këtë drejtim, çelja e negociatave s’do të thotë që janë plotësuar të gjitha kushtet, por që Shqipëria ka një hapje të sigurt për anëtarësim”, tha Roth.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REFORMA NË AKADEMINË E SHKENCAVE/ Rama: S’më ka uruar për fitoren. Kur u arrit dhe depolitizimi i Skënder Gjinushit e ardhmja...
Previous article SKANDALI/ Basha HABIT” ministrin gjerman: Jemi para vendimit për negociatat por s’e meritojmë, do t’ja tregoj...

F.autor

Postime të ngjashme

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PAMJET ME DRON/ Pafund njerëzish në Bulevard, qindra mijëra qytetarë kërkojnë dorëheqjen e Ramës

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin Aktualitet

PROTESTA/ Tre orë fjalime, protestuesit nis marshimin

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT