Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka mbërritur sot në Tiranë për një vizitë 2-ditore, ku në takime të ndryshme diskutohet ecuria e procesit të integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Roth është takuar me Kryeministrin Edi Rama, me të cilin ka dalë në një konferencë për shtyp nga Kryeministria.
Roth vjen në Shqipëri pasi ndodhet aktualisht për vizitë dy ditore në Maqedoninë e Veriut. Ministri shtetëror gjerman për Evropën Michael Roth para arritjes në Shkup tha se është koha e fundit që Bashkimi Evropian t’i përmbushë premtimet e tij për fillimin e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.
“Ardhmëria e Ballkanit Perëndimor është evropiane, tani duhet të veprojmë vendosmërisht që të mos ketë asnjë dyshim për këtë ardhmëri”, shkroi në Tëiter Michael Roth.


