
Viktor Lishavsky
Është akuzuar për përdhunim e më shumë se 900 vajzave të cilat ishin nën moshën 13-vjeçare, po ashtu edhe për veprime seksuale të dhunshme.
Një pedofil nga Rusia, i quajtur Viktor Lishavsky, u arrestua në qershor të vitit të kaluar por vetëm tani kanë dale ne drite detaje të krimeve të tij të tmerrshme.
Nëse dënohet, 37-vjeçari do konsiderohet “pedofili më i tmerrshëm në histori”, shkruan britanikja “Daily Mail”.
***
Ai u prangos pasi një nga vajzat e dhunuara i tregoi mësuesit të saj i cili më pas lajmëroi policinë.
Ndërsa ditën merrej me biznesin e tij, një dyqan për riparimin e këpucëve, gjatë natës sulmonte rregullisht vajzat adoleshentë nën kujdesin e tij ligjor gjatë një periudhe 5 vjeçare.
Më parë Lishavsky kishte qenë kreu u një kishe ungjillore në Amursk në Lindjen e Largët të Rusisë.
Vajzat e tjera nën kujdestarinë e tij filluan ta denonconin duke dhënë detaje sesi ato mereshin një nga një në banesë dhe ai abuzonte seksualisht me ta.
Kur u akuza në fillim zyrtarët thanë se bëhej fjalë për 729 akuza për sulme seksuale, por tani numri ka arritur në 919.


