• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
LEHTËSIMI I MASAVE/ Skënder Brataj: Numri i të sëmurve ka arritur 43. Vera është aleati ynë, duhet…
Home
Sociale

LEHTËSIMI I MASAVE/ Skënder Brataj: Numri i të sëmurve ka arritur 43. Vera është aleati ynë, duhet…

27 May, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për lirimin e masave kufizuese ditën e sotme nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.

Brataj thotë se janë disa arsye pse duhej bërë kjo hapje dhe ai thotë se ajo duhet bërë gradualisht. Nga ana tjetër Brataj paralajmëron se masat nuk janë statike dhe do të rivlerësohen me kohë si me situatën në Shqipëri ashtu dhe në rajon ebotë.

Ai thekson se vera tashmë është aleat i fortë i Shqipërisë dhe kjo u tregua edhe vitin e kaluar.

Për Bratajn Shqipëria tashmë i ka sytë nga turizmi dhe është mirë marrja e riskut që të ndihmohet edhe ngritja e ekonomisë.

‘’Atëhere sigurisht janë disa arsye kur merren vendimet, janë ato indikatorët, por duhen interpretuar edhe nga profesionistët. E vërtetë që numri i të sëmurve ka arritur 43. Çdo ditë hyn 10-15 pacientë, por zgjat më pak koha e kurimit.

Prevalenca e infeksionit ishte në disa bashki të vogla, por që dalin para vendeve të tjera tregon efektin e fushatës, Festës së Bajramit. Janë shumë arsye. Vërtet kemi situatë të mirë, por nuk duam ato uljet e ngritjes e kurbës. Pandemia është ende mes nesh dhe duhet të bashkëjetojmë me të.

Në momentin që ti bën vaksinim masiv, ka mundësi që virusi të qarkullojë sa më pak. Të përshtatet dhe të ndryshojë mutacioni. Të gjitha këto së bashku çojnë në hapjen e masave, vazhdojmë vaksinimin masiv dhe të jemi drejt verës, vera është aleati ynë. E tregoi vjet, po e tregon tano. Në hemisferën e jugut kemi rritje të rasteve si në Brazil, Indonezi. Kemi një aleat që na tregoi dhe vjet, s’patëm shpërthim në verë. Vera na bëri hapje të madhe të virusit tek asimptomatikët. Na plasi më pas vala e nëntorit. Në fund t ë vitit erdhi drejt përmirësimit, por në ardhën emigrantët, varianti britanik. Kur lehtësohen masat qytetarët nuk respektojnë masat, dhe aty vjen më pas.

Në këtë mënyrë pas 3-4 javësh që fillon për të rikuperuar duhet të paktën dopio e kohës.

Ne për fatin e mirë ditën e djeshme u shënua rekordi që s’ka më vdekje. Imuniteti s’ka shkuar tek 70% akoma, e njëjta gjë diskutonin në panelin Italian, e vërtetë që duhet vaksinimi, por s’ka sens ta bëjë çdo shtet 80% vaksinim dhe të tjerat nga 10%. Se tek këto do bëhen mutacionet e reja, dhe ato do vijnë dhe nuk i ndalon dot.

Për turistët në ndoqëm strategji me masa konstante. Patëm seri ndëhyrjesh. Rezultatet kanë treguar që kush ka bërë dy vaksinat, edhe nëse infektohet, format e shtrimit në spitale, janë të gjitha faktorë pozitivë. Janë disa kategori që janë vaksinuar, dhe janë ato që përballen më shumë me kontakt. Edhe ne vetë kur nuk jemi mirë nuk shkojmë me pushime. Më mirë të marrësh një risk, e të ndihmosh ekonominë. Shqipëria i ka sytë tek turizmi prandaj më 15 qershor do të jenë qendrat shëndetësore turistike për testet e shpejta për rastet e dyshuara.

Periudha e inkubacionit është 2 javë. Sidoqë të jetë masat nuk janë statike, situata do vlerësohet në çdo moment.

Grumbullimi është i një grupi njerëzish në një vend të caktuar. Pra 50 në një vend. Nëse është vendi për një grup tjetër me 50, po mundet. Më parë s’bënim dasma fare, sot me 50, është hap para. Për ne në radhë të parë ëshë shëndeti i çdokujt. Çdo humbje jete është disfatë. Fakti që lejohen 50 veta dhe e patë si e shfrytëzuan dhe politikanët. Për dasmat shqiptare s’do ketë mundësi se i bëjnë me 300-400.

Në bazë të rajonit dhe botës do të shihen dhe masat e mëtejshme. ‘’- tha Brataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NJË HAP LARG TRANSFERIMIT/ Një “like” tradhton Donarumma-n. Mësohet e ardhmja e portierit (FOTO)
Previous article "KUSH TË MERR TY..."/ Njihuni me të renë që mban në shtëpi 10 mace

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT