• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PANDEMIA/ Sejko: Shmangëm falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen…
Home
Ekonomi

PANDEMIA/ Sejko: Shmangëm falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen…

27 May, 2021 s.autor Ekonomi

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka folur nga Kuvendi lidhur me përballimin e krizës ekonomike që zhvilloi pandemia. Sejko tha se Banka e Shqipërisë ndërhyri në mënyrë të shpejtë dhe të plotë dhe se masat për përballimin e krizës rezultuan të suksesshme

“Ndikimi i krizës në ekonomi rezultoi më i vogël së pritjet tona fillestare, duke ilustruar si rezistencën dhe fleksibilitetin e sektorit privat, ashtu dhe ndikimin pozitiv të përgjigjes së politikave publike. Po ashtu, ndikimi i goditjes mbi faktorët afatgjatë të rritjes duket i përmbajtur. Me gjithë problemet e natyrshme, ne kemi shmangur falimentimet në masë të bizneseve dhe rritjen e fortë të papunësisë. Së fundi, pavarësisht testit të fortë të cilit iu nënshtruam, ekuilibrat ekonomikë dhe financiarë të vendit mbetën solidë. Në gjykimin tonë, ekonomia shqiptare i gëzon premisat për një rimëkëmbje të shpejtë në të ardhmen”, tha Sejko

Gjatë raportimit për vitin 2020, Banka e Shqipërisë ka shënuar progres në implementimin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit, si dhe ka zbatuar rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Shqipërisë.

“Vëllimi i aktivitetit ekonomik u tkurr me 3.3%, ekonomia shqiptare humbi rreth 43,000 vende pune dhe shkalla e papunësisë u rrit në 11.8%. Rënia e të ardhurave solli rritjen e borxhit privat e publik. Në pasqyrim të ngadalësimit të aktivitetit ekonomik, në vend dhe në botë, inflacioni mesatar për vitin 2020 rezultoi 1.6%, duke vijuar të mbetet poshtë objektivit tonë. Banka e Shqipërisë mori një paketë të plotë masash, ulëm normën bazë të interesit në minimumin e saj historik prej 0.5%, lehtësuam qasjen e sektorit bankar në fonde likuide dhe rritëm injektimet e likuiditetit në tregun ndërbankar, miratuam ndryshime rregullatore të cilat inkurajuan shtyrjen me 6 muaj të kësteve të kredisë për klientët në vështirësi imediate, si dhe ristrukturimin e kredive për klientët në vështirësi më afatgjata, eliminuam kostot e përdorimit të platformave elektronike të pagesave ndërbankare që operon Banka e Shqipërisë, duke synuar përdorimin e pagesave elektronike. Në vlerësimin tonë, masat e marra kanë qenë efektive për reduktimin e ndikimit të pandemisë në sektorin tonë”, tha Sejko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article GJEST I VEÇANTË/ Gazeta izraelite vendos në kopertinë fotot e fëmijëve palestinezë
Previous article "21 JANARI"/ Artan Hoxha: Pse dhe kush i fshiu pamjet e serverave të Kryeministrisë? (VIDEO)

s.autor

Postime të ngjashme

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025 Ekonomi

SHQIPËRIA E TRETA NË EUROPË PËR ÇMIMET MË TË LARTA TË BULMETIT/ 35.6% më shumë se mesatarja e BE në 2025

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike Ekonomi

ÇMIMET E LARTA ZBRAZIN PRIVATËT NË VLORË/ Pushuesit dhe turistët e huaj dynden në plazhet publike

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT