Ish-deputeti i Lëvizjes Socialiste, Endrit Brahimllari, shprehet i bindur se gjatë zgjedhjeve të 25 prillit, qeveria u angazhua që të dëmtonte LSI-në.
I pyetur se pse ishte ky rezultat në këto zgjedhje, Brahimllari tha për emisionin ‘Breaking’, se “LSI ka sakrifikuar në çdo zgjedhje”.
“Ne kishim një platformë tonë, dolëm me idetë tona. Duke qëndruar në këtë vendosje politike e duke mos parë lëvizjet kundër nesh. Kishim një armatë të tërë shtetërore që u hodh kundër LSI-së”, tha ai.
Ndërsa i pyetur nëse dikush nga Lëvizja Socialiste për Integrim ka kërkuar dorëheqjen e kryetares, Monika Kryemadhi, Brahimllari tha “jo”.
“LSI është fokusuar në zbardhjen e masakrës së 25 prillit, nuk ka pasur një kërkesë të tillë. Po bëjmë një analizë të theksuar të situatës. Po bëjmë edhe analiza të brendshme, ku nuk funksionoi LSI në raport me opozitën apo e kundërta.
Monika Kryemadhi doli e pranoi se kjo situatë erdhi edhe nga vendimet që morëm për mandatet dhe mos hyrjen në zgjedhje.
Ndërkohë në çdo komunikim publik të Ramës, të gjitha strukturat u vendosën kundër LSI. Me apo pa bashkëpunim me persona në terren
Patjetër që kemi edhe ne fajet tona për këtë rezultat, por nuk janë të rëndësishme konventat në parti, zgjedhjet në parti. E rëndësishme është zbardhja e masakrës”, tha Brahimllari.


