• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS/ Harxhi: 25 prilli s’ishte masakër elektorale, tjetërsimi ndodhi para. S’ke asnjë provë!
Home
Politikë

I PËRGJIGJET AKUZAVE TË BASHËS/ Harxhi: 25 prilli s’ishte masakër elektorale, tjetërsimi ndodhi para. S’ke asnjë provë!

26 May, 2021 Delo.autor Politikë

Edith Harxhi në 13 qershor do të kandidojë për të marrë drejtimin e PD-së, ndërsa në garë përballë do të ketë Lulzim Bashën, Fatbardh Kadillin dhe Agron Shehajn.

Akuzave thirrjeve të rivalëve për të dhënë dorëheqjen, Lulzim Basha sot u kërkoi të përgjigjen nëse mendojnë se 25 prilli ishte masakër elektorale apo humbje e PD-së? Për Harxhin nuk ka dyshime, në 25 prill nuk ka pasur masakër elektorale, por vjedhje dhe tjetërsim, tha ajo në Radarin Informativ në ABC.

“Faktikisht sot janë hapur disa kuti për Durrësin dhe PD e LSI nuk kanë marrë më të mirën e tyre më të mundshme, madje mendoj se nuk ka qenë e udhës ta bënin këtë lëvizje. Masakër elektorale nuk ka pasur, ka pasur vjedhje dhe tjetërsim, por kjo ka ndodhur para 25 prillit.

Urdhëro, provoje, cilat janë provat? Patronazhistët që dolën nga PS, është një skemë e përdorur në Maqedoni nga Gruevski në vitet e fundit të tij.

PD në 25 prill mori po të njëjtin numër mandatash si në 2017, e dyta pjesëmarrja ka qenë 46% dhe PD nuk e ka rritur. Duhet të rritet pjesëmarrja në zgjedhje, por së pari duhet të rritet besimi, por opozita nuk ishte në gjendje të frymëzonte, nuk kishte frymëzuar askënd” tha ajo.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së kur u miratuan kandidaturat, disa nga anëtarët thanë se Harxhi nuk ka bërë fushatë për partinë në 25 prill, që ishte një nga kushtet për të qenë pjesë e garës, por ish-zv/ ministrja e hedh poshtë këtë pretendim.

“Unë kam bërë fushatë, kam telefonuar disa nga miqtë e mi në Tiranë dhe u kam thënë “jam e gatshme t’ju ndihmoj”, nuk kam pasur zonë, fushatën e kam bërë përmes medieve jo në terren, ashtu sikur Basha nuk ka bërë fushatë që prej 1991 deri në vitin 2017. Basha e ka filluar në 2005 fushatën elektorale. Kontributi im është aty, i vërtetueshëm. Të gjithë ata që janë të hershëm në PD më njohin që jam anëtare e Studentëve të Dhjetorit” tha ajo.

Kadillin u shpreh se e ka mik dhe për Shehajn tha se është deputet i nderuar, por theksoi se garën e ka vetëm me Lulzim Bashën. “Gara ime është me Bashën, nuk është me Kadillin që e kam mik, as me Shehajn që është një deputet i nderuar. Unë garën e kam me zotin Lulzim Basha, pasi ai po kandidon në mënyrë jo morale”.

Në fund të intervistës, Harxhi deklaroi se ka mbështetje të fuqishme. “Kam (mbështetje) fuqishëm, nuk dëshiroj t’i përmend (emrat), pasi situata në PD është e tillë që nëse përmend….ndërsa anëtarësia më mbështet në mënyrë të deklaruar” përfundoi ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHERR NË ELBASAN/ Përleshje në parkingun e një lokali, ndërhyjnë “Shqiponjat”. Dy të shoqëruar forcërisht
Previous article PERSPEKTIVA EUROPIANE DHE HAPJA E NEGOCIATAVE/ Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth vizitë dyditore në Shqipëri

Delo.autor

Postime të ngjashme

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme! Politikë

ZËRAT KRITIKË U BLLOKUAN NË INSTAGRAM/ Rama sulmon Demokratët Europianë pas reagimit të tyre: Agjitatorë që publikuan një insinuatë të turpshme!

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë Breaking News

PAS DORËHEQJES SË EVIS SALËS/ Klodiana Spahiu emërohet ministre e Shëndetësisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT