• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E EVEREST ÇAKËS/ Policia blindon lagjen ku u ekzekutua 41 vjeçari, ja çfarë po ndodh. Shoqërohen…
Home
Breaking News

VRASJA E EVEREST ÇAKËS/ Policia blindon lagjen ku u ekzekutua 41 vjeçari, ja çfarë po ndodh. Shoqërohen…

26 May, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Forca të shumta policie kanë ndërmarrë një kontroll blic në Elbasan, duke ‘blinduar’ lagjen “Skënderbej”, ku u ekzekutua në një atentat të mirë organizuar 41-vjeçari Everest Çaka.

Mësohet se Oficerë të Krimeve të Rënda dhe Forcat Shqiponja po kryejnë kontrolle në disa ambiente, ndërsa deri më tani janë shoqëruar dy persona që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Everest Çaka u ekzekutua me 12 plumba më 11 maj në makinë, në sy të gruas. Çaka mbeti i vdekur në vend, ndërsa bashkëshortja e tij mbeti e plagosur në dorë. Çaka kishte vetëm pak javë që ishte kthyer nga Gjermania, ndërkohë që lëvizte me makinën e shokut të tij, pavarësisht se posedonte edhe mjete të shtrenjta. Për ngjarjen janë marrë në pyetje rreth 25 persona, por ende nuk ka persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Çakës.

Pista kryesore e ekzekutimit lidhet me serinë e vrasjes së kushëririt të tij në Belgjikë, Arjan Spahiut. Ndërkohë që një tjetër pistë hetimi është edhe larja e hesapeve mes bandave dhe prishje e pazarit të drogës.

41-vjeçari kishte lidhje me persona me të shkuar kriminale që kanë mbetur të vrarë pak vite më parë. Më konkretisht, atij i është ekzekutuar vëllai në Barcelonë si edhe kushëriri në Belgjikë. Bëhet fjalë për Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është vëllai i kunatit të Erion Alibej, i arrestuar nga prokuroria e Elbasanit si person i dyshuar për urdhërimin e organizimit të dy vrasjeve. Erion Alibej, organizatori i dy vrasjeve që tronditën qytetin e Elbasanit, më 20 dhe 29 korrik, ka porositur vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe shokut të tij, Regis Runajt në Elbasan.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "EURO 2020"/ Nga Sergio Ramos tek Haaland, formacioni i yjeve që do të mungojnë është i frikshëm…
Previous article BYLIS-PARTIZANI/ Pritet një sfidë e "luftuar" nga të dy ekipet dhe kërkojnë të marrin maksimumin (FORMACIONET ZYRTARE)

F.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë Aktualitet

PUBLIKOHEN FOTOT/ Këta janë 3 fierakët që humbën jetën tragjikisht në aksident në Athinë

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu” Aktualitet

PROTESTA KUNDËR VENDIMIT TË HAGËS/ Qytetarët dhe familjarët e të dënuarve mbushin sheshin “Skënderbeu”

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Veliaj thyen këmbën duke luajtur futboll në burg, shkon në spital për kurim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT