• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALFRED PEZA/ Sali Berisha iu shmang drejtësisë, por jo gjyqit publik me historinë
Home
OP-ED

ALFRED PEZA/ Sali Berisha iu shmang drejtësisë, por jo gjyqit publik me historinë

26 May, 2021 Redaktor1 OP-ED

Një çerek shekulli më parë, ditën kur Sali Berisha realizoi masakrën më të madhe elektorale në Shqipërinë postkomuniste, nisi procesi i minimit të sistemit demokratik prej tij. Për të mbrojtur veten dhe bashkëpunëtorët nga shkatërrimi i zgjedhjeve të 26 majit 1996 dhe dhuna e pashembullt ndaj opozitës dy ditë më vonë në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, Sali Berishës iu desh pa u ndalur të bënte veprime gjithmonë e më të rënda me kalimin e viteve, për të mbuluar krimet e mëparshme.

Rënia e shtetit në pranverën e 1997 pas trazirave antifajde, është nga ngjarjet më të rënda në historinë e Shqipërisë që nga 1912. Asaj i parapriu burgosja politike e liderit të PS Fatos Nano; thyerja e embargos së OKB për furnizimin me naftë të makinës ushtarake të Millosheviçit nga firma “Shqiponja” e PD; shndërrimi i SHIK në polici politike; e deri te hapja e depove ushtarake, armatosja e popullisë civile dhe vrasja e mijëra të pafajshmëve që erdhën pas grabitjes së 1.2 miliardë USD të kursimeve të qytetarëve me bekimin dhe avokatinë publike të Presidentit të asaj kohe Sali Berisha.

As djegia e redaksisë së gazetës “Koha Jonë”, as grushti i shtetit i 14 shtatorit 1998 pas vrasjes së Azem Hajdarit, as eleminimi i 150 të rinjve në Tropojë nga hakmarrja mes fiseve me nxitje politike nga Tirana, as përndjekja dhe vrasja në Shqipëri e aktivistëve të UÇK, as vrasja e 26 qytetarëve në Gërdec dhe plagosja e qindra të tjerëve, as vrasja e 4 të pafajshmëve në bulevard më 21 janar 2011 pas publikimit të videoskandalit të Ilir Metës me bllokun e 7%-ndëshit në dorë,- nuk e ndalën dot më Sali Berishën.

Filozofia e tij politike për të drejtuar kësisoj pa i hyrë kurrë asnjë gjemb në këmbë, duke e bërë gjumin pa ëndrra, u mbështet tek kapja dhe komandimi i sistemit të drejtësisë. Kryeprokurori Adriatik Llalla ishte kryeshërbëtori i elitës së vjetër e të korruptuar politike të vendit, që u bë simboli i kësaj mënyre qeverisje dhe garanti i ngritjes në sistem, të kulturës së pandëshkueshmërisë. Kjo ishte arsyeja se përse nuk e donin reformën në drejtësi dhe bënë e vazhdojnë ende të bëjnë gjithçka për ta penguar. Sepse nuk e komandojnë dot më, një sistem të ringritur nga e para, me ndihmën e SHBA dhe BE.

Qindra gjyqtarë dhe prokurorë të kollonës së kalbur të pushtetit të vjetër të drejtësisë, dolën jashtë sistemit përmes vettingut, ndërkohë që kanë nisur ti nënshtrohen edhe hetimeve penale. Organet e reja të drejtësisë dënuan pak ditë më parë me dy vjet burg dhe konfiskim të të gjitha pasurive të vendosura në rrugë korruptive, Adriatik Llallën. Ai u shpall fillimisht “non grata” sëbashku me familjen e tij, nga Sekretari Amerikan i Shtetit, sikundër këto ditë edhe familja e Sali Berishës.

Pas daljes në opozitë më 2013, Sali Berisha dha dorëheqjen “de jure” nga kreu i PD, por as u largua e as nuk do të largohet kurrë “de fakto”, nga drejtimi real i opozitës shqiptare. Sepse Sali Berisha nuk është i lirë që të iki në shtëpi, për tiu rikthyer jetës private si Fatos Nano pas 2005, por do të vazhdojë të jetë në Parlament. Sepse ai e ka jetike si edhe oksigjenin që thith, që të ketë deri në fund të jetës biologjike një mandat deputeti, ndaj nuk do e ndërmarrë dot aktin për tu përballur jashtë bunkerit të politikës me drejtësinë.

“Retorika e tij tregon se ai është i gatshëm të mbrojë veten, anëtarët e familjes së tij dhe aleatët e tij politikë në kurriz të hetimeve të pavarura, përpjekjeve antikorrupsion dhe masave të përgjegjësisë. Me këtë përcaktim, unë po rikonfirmoj nevojën për llogaridhënie dhe transparencë në institucionet demokratike të Shqipërisë, proceset qeveritare dhe veprimet e zyrtarëve publikë shqiptarë”- thuhet në deklaratën e shefit të Departamentit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, për arsyet e shpalljes “Non grata” të Sali Berishës dhe familjarëve të tij.

Ky vendim i dha lirinë e munguar shumë individëve, grupeve shoqërore e mediave që të nisin një proces të ri, të paparë, të plotë, pa autocensurë, pa ekuivoke e pa frikën e asnjë lloj natyre, ndaj Sali Berishës. Në mungesë të një procesi të rregullt e të plotë ligjor nga sistemi i drejtësisë në Shqipëri, sapo ka nisur gjyqi publik me historinë, kundër Sali Berishës.

Nuk është një gjyq popullor për linçim, por një megaproces katharsisi për vetëçlirimin e shoqërisë shqiptare, nga vrasja e ndërgjegjes për heshtjen 30 vjeçare. U desh dhënia e “pretencës” nga SHBA, për njeriun që ka dominuar jetën politiko- shoqërore të vendit, që të nisë gjyqi për të vërtetat që nuk janë thënë as njëherësh, e as me zë të plotë dhe të qartë nga të gjithë.

Emisioni “Top Story”, mbrëmë në “Top Channel” dedikuar çështjeve ku dyshohet se është implikuar ligjërisht familja Berisha, ishte pasqyra e erës së ndryshimit që ka nisur të fryjë në Tiranën e epokës së re, pas nisjes së funksionimit të sistemit të ri të drejtësisë!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHKARKIMI I PRESIDENTIT/ Mblidhet Komisioni Hetimor, Bushka: Meta nxiti dhunën...
Previous article COVID-19/ Mbi 150 milionë të shëruar në mbarë botën

Redaktor1

Postime të ngjashme

Lamtumirë heroi ynë! OP-ED

Lamtumirë heroi ynë!

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së? OP-ED

Ku dhe përse janë dislokuar ne Europë trupat e SHBA-së?

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë? OP-ED

A është BE-ja e gashme për zgjerim, apo ka vetëm fjalë?

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT