Pas lirimit nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit, vendin e tij përkohësisht do e zërë zv/drejtori i Policisë së Shtetit Rebani Jaupi.
Dy kandidatët e përfolur për vendin e Haki Çakos, për tu emëruar Drejtorë të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit në vazhdimësi, janë Ardi Veliu dhe Eduart Merkaj.
Ardi Veliu ndërkohë mban postin e Drejtorit të Policisë së Tiranës. Ndërsa Eduard Merkaj mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat.
KUSH ËSHTË ARDI VELIU (CV DHE JETA E TIJ)
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, Ardi Veliu, ka lindur në 2 Mars të vitit 1972 në Delvinë. Eshtë i martuar dhe babai i dy fëmijëve. Nga viti 1987 deri në vitin 1991, kreu shkollën e mesme ushtarake “Skënderbej”.
Nga viti 1991 deri në vitin 1993 ka vazhduar studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”, në Tiranë.
Nga viti 1993 deri në vitin 1994 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Tiranë. Nga muaji Janar i 1994 deri në Qershor 1998 kryen studimet në Akademinë e Policisë në Ankara – Turqi.
Krahas këtyre studimeve, diplomohet edhe në Fakultetin e Manxhimit të Biznesit, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, studime të cilat i kreu në vitet 2003 -2007 pa shkëputje nga puna.
Eshtë diplomuar gjithashtu edhe në Bachelor Fakulteti Juridik.
Karriera profesionale:
Komandant i “Postës së Policisë”, Memaliaj, Tepelenë (1998-1999)
Shefi i Policisë së Rendit, Vlorë (1993-2002)
Shefi i sektorit të “Policisë me Uniformë”, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2002-2004)
Shefi i sektorit të Rendit, Drejtoria e Policisë, Vlorë (2004-2006)
Shefi i komisariatit të Policisë, Durrës (2013-2014)
Zëvendësdrejtor për Sigurinë, Drejtoria e Policisë, Tiranë (2014-2015)
Drejtor i Kolegjit te Policise (Shkolla Bazë e Policisë) 2015 -2016
Drejtor i Policise Rrugore ne Drejtorine e Policise se Shtetit 29.07.2016 – 27.04.2017
Nga data 28.04.2017 Drejtor i Drejtorise Vendore te Policise Tirane.
Kush është EDUARD MERKAJ (CV DHE JETA E TIJ)
Eduart Merkaj ka lindur më datë 22 Maj 1977 në qytetin e Lushnjes. Është i martuar me dhe ka dy vajza.
Është diplomuar në Shkollën e Lartë Universiteti “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, Fakulteti Filologjik,dega Gjuhë-Letërsi (DND) vitet 1995-1999. Titulluar Oficer në SHISH viti 2000. Titulluar Specialist i Lartë Policie (DND) viti 2005 në Akademinë e Policisë . Aktualisht i diplomuar “Jurist” në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë.
Çertifikuar në Akademinë Ndërkombëtare Antikorrupsion në Laxenbourg,Austri.
Karriera profesionale:
Ka një eksperiencë pune në strukturat e Agjensive Ligjzbatuese , Kontrollit të Brendshëm , Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë , ku ka mbajtur disa funksione :Oficer SHISH (2000-2003), Oficer në SHKB (2003-2006).O.P.GJ pranë Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm (2006-2010) . Specialist në sektorin Antikorrupsion,Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit (2010-2013).Shef Sektori të Forcës së Posaçme,në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale,në DPSH(2013-2015). Si edhe Shef Sektori për Hetmin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë e Policisë së Shtetit viti (2016 ).
Prej datës 27.04.2017, është Drejtor i Përgjithshëm i SHÇBA-së.
Përgatiti: AlpeNews.al





