Shpesh herë kemi dëgjuar ngjarje mjaft të rënda të cilat kanë tronditur mjaft njerëz, një 23-vjeçare Evgjeni Baxho u gjet pa shenja jete më 18 maj në banesë pa shenja jete. E reja jetonte e vetme në Tiranë dhe vijonte studimet. Pas njoftimeve të policisë u dyshua se e reja kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë, por detaje të frikshme u zbuluan nga Policia Gjyqësore.
Në trupin e Evgjenit janë vënë re disa shkrime me bojë të kuqe, kjo ka sjellv edhe dyshime se e reja ka ndërruar jetë nga kjo. Nga banesa e 23-vjeçares janë sekuestruar dy telefonat tip Samsung në pronësi të viktimës, një laptop i saj, një tampon steril me ngjyrë të kuqe si ajo e gjakut dhe një fletë format A4 e shkruar me stilolaps blu.
Po ashtu edhe disa fletë të tjera me simbole dhe figura të panjohura të shkruara me ngjyrë të kuqe dhe jeshile.
Hetimet per zbardhjen e ngjarjes vijojne ende.
Ka pasur edhe ngjarje të tjera që kanë tronditur opinionin publik ku edhe vajza të tjera janë gjetur të vdekura në mënyrë misterioze. Alpenews.al ju risjell disa prej tyre duke filluar nga ngjarjet më të fundit.
21 shkurt 2020/ 16-vjeçarja shiptare Aurora Grazini u gjet e vdekur në Itali në dhomën e prindërve. Sipas detajeve të nxjerra nga mediat italiane e reja ishte ndarë nga i dashuri dhe kishte përjetuar sulme paniku, ankth e pagjumësi.
15 qershor 2020/ Një 17-vjeçare shqiptare u gjet e vdekur në banesën e fqinjit në Pejë. Nuk dihej shkaku i vdekjes së të resë, por nga tamponat që i ishin bërë kishte rezultuar pozitive me COVID-19.
24 mars 2018/ 16-vjeçarja shqiptare Konstandina Anagnosti nga Saranda po udhëtonte drejt Greqisë me taksi.
Vajza është gjetur e vdekur nga familjarët ku nuk e kanë kuptuar dhe shkakun e vdekjes së saj. Sipas autopsisë vajzës i janë hequr organet në mënyrë jo profesionale dhe jashtë çdo standarti mjekoligjor.






