• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
U ZHVARROSËN DHE U DËRGUAN NË GREQI/ Kthehen pas 15 vitesh eshtrat e 108 shqiptarëve
Home
Aktualitet
Kronikë

U ZHVARROSËN DHE U DËRGUAN NË GREQI/ Kthehen pas 15 vitesh eshtrat e 108 shqiptarëve

25 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Eshtrat e 108 banorëve të fshatit Kosinë të Përmetit janë rivarrosur pak ditë më parë në tokën shqiptare pas 15 vitesh që ishin zhvarrosur dhe çuar në Greqi, si “trupa të ushtarëve grekë”.

Përmes një ceremonie pa praninë e mediave, trupat e zhvarrosur në vitin 2006 janë rikthyer në Përmet ku edhe janë rivarrosur.

Pas analizave të ADN që janë kryer në Greqi, ka dalë se rreth 108 eshtrat e zhvarrosura nuk kanë qenë ushtarë grekë të rënë në Shqipëri, por banorë të fshatit Kosinë të Përmetit, gra dhe fëmijë.

Gabimi i lejuar nga shteti shqiptar kundër banorëve të vet, solli një kalvar të gjatë sorollatjesh sa në prokurori e gjykata, derisa e verteta doli pas analizava të ADN, edhe këto të kryera në shtetin helen.

Por eshtrat janë kthyer nga Greqia pa emra. Tashmë duhet bërë ADN nga vetë banorët për identifikimin e secilit prej tyre.

E gjithë kjo rrëmujë u krye në kuadër të marrëveshjes dypalëshe Shqipëri – Greqi për kërkimin e eshtrave të ushtarëve grekë.

Në risjelljen e eshtrave ishte edhe konsulli i Greqisë në Gjirokastër, prefekti i Gjirokastrës, kryetarja e Bashkisë Përmet e funksionarë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Banorët e fshatit kanë shprehur revoltë për trajtimin e eshtrave dhe mosveprimin e shtetit megjithëse kishin këmbëngulur qëkur eshtrat u morën, që ato ishin të parardhësve të tyre. Por askush nuk i dëgjoi madje policia dhe autoritetet shqiptare e shuan protestën duke ndihmuar marrjen dhe mbartjen e eshtrave në Greqi.

Nga ku u kthyen pas 15 vitesh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA: Sa kushton tranzicioni energjitik?
Previous article COVID-19/ Turqia synon turizëm të suksesshëm përmes certifikatave të sigurisë

s.autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme Aktualitet

VENDIMI/ Gjykata e Strasburgut: Arrestimi fillestar i Fredi Belerit ishte i ligjshëm dhe i mbështetur në arsye të mjaftueshme

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa… Aktualitet

VRASJA E BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Zbardhet dëshmua e portugezit Saraiva në Apel: Jam i papërgatitur dhe i verbër, u dënova pa…

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun Aktualitet

ZHVATI 50 MILIONË EURO PËRMES MASHTRIMIT NË CALL CENTER/ GJKKO ndryshon masën e sigurisë për Merxhan Çelikun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT