• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
RINIS VAKSINIMI ME DOZËN E DYTË NË VLORË/ Epidemiologu: Vonesa nuk sjell probleme…
Home
Sociale

RINIS VAKSINIMI ME DOZËN E DYTË NË VLORË/ Epidemiologu: Vonesa nuk sjell probleme…

25 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Pas mungesës disa ditore këtë të martë ka rinisur procesi i vaksinimit me dozën e dytë të vaksinës Sinovac në qytetin e Vlorës. Krahas aplikimit të dozës së 2 të sinovac, aktualisht në Pallatin e Sportit në Vlorë, kanë filluar dhe aplikimet e para të vaksinës ruse sputnik. Qytetarët tregojnë se ndihen të sigurtë dhe nuk kanë patur komplikacione nga marrja e dozës së parë.

“Mua më mori në telefon, mjekja e lagjes e më tha që duhet të vesh ta bësh se të kanë kaluar ditët, sinovac”, u shpreh një i moshuar.

“Kam ardhur për dozën e dytë Sinovac. Ka 3 ditë që më ka kaluar rradha. Nuk kam patur asnjë lloj problemi. Nuk ndiem dhibmje fare”, shprehet një qytetar tjetër.

“Kam një javë që më ka kaluar data. Po nuk kam patur asnjë shqetësim”, thotë një qytetar tjetër.

Vetë kryeepidemiologu Agron Bashllari konfirmon se vonesa e marrjes së dozës së dytë nuk sjell asnjë problem shëndetësor për qytetarët dhe se deri më tani nuk ka patur raste të refuzimit.

“Koha e ardhjes së vaksinës sinovac është brenda kushteve teknike, pra, afati i bërjes jo detyrimisht është 28 ditë. Praktikisht, vaksina po bëhet në afatin e duhur sikundër dhe vaksina tjetër Astra Zeneca që e presim dhe ajo është brenda të gjitha afateve të parashikuara, pra tekniksht deri në muajin e tretë. Njëkohësisht, kemi dhe një vaksinë tjetër që po aplikohet dhe ajo është vaksina ruse sputnik”, tha kryeepidemiologu Agron Bashllari.

Që prej nisjes së procesit të vaksinimit anti-Covid në Janar deri më sot janë aplikuar mbi 716 mijë vaksina të llojeve të ndryshme, ku prej tyre vetëm në Vlorë, numri I vaksinave të kryera është 54 mijë e 500 .

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA E DELON TROQES/ Gazetarja jep DETAJET: Dyshohet se urdhri ka ardhur...
Previous article PUBLIKOHET DATA/ Ja kur e nisin vitin e ri mësimor shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet

s.autor

Postime të ngjashme

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër Aktualitet

SITUATA E ZJARREVE/ “Mbrojtja”: Tetë vatra ende aktive. Operacionet vijojnë në Dibër, Lezhë, Tiranë e Shkodër

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn Aktualitet

PAMJET/ Incidenti mes biznesmenëve në Vlorë, momenti kur persona të armatosur hyjnë në hotel dhe rrethojnë Vasil Bedinajn

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar Aktualitet

PËRPLASJA NË ORIKUM/ Publikohen pamjet e mjetit të dytë të bllokuar nga policia në Fier, drejtohej nga kosovari i arrestuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT