• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHKARKIMI I ILIR METËS/ Relatorja: Vetëm thirrja për URREJTJE dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite
Home
Politikë

SHKARKIMI I ILIR METËS/ Relatorja: Vetëm thirrja për URREJTJE dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite

25 May, 2021 F.autor Politikë

Klotilda Bushka, përfaqësuesja e PS-së në Komisionin Hetimor renditi disa nga shkeljet e rënda që ka bërë Presidenti Meta.

Gjatë diskutimeve në Komisionin Hetimor për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, relatorja e çështjes, Klotilda Bushka, është shprehur se të gjitha provat janë administruar para Komisionit.

Bushka tha ndër shkeljet më të rënda të Presidentit janë: nxitja e urrejtjes dhe dhunës, dëmtimi i imazhit dhe reputacionit të vendit dhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë, cenim i figurës së institucionit të Presidentit, abuzim me kompetencat kushtetuese të Presidentit.

Bushka tha se kreu i shtetit ka shkelur kompetencat që i caktohen me ligj. Sipas saj, thirrja për urrejtje dënohet me burg nga 2 deri në 8 vite.

“Roli kryesor i presidentit është uniteti kombëtar. Parim i kushtetutës është qe te gjithë janë te barabarte para ligjit. Thirrja për urrejtje dënohet me burg 2-8 vjet.

Në analizë të akteve që kemi marrë në shqyrtim, jemi duke analizuar nëse kemi të bëjmë me shkelje. Duhet të identifikojmë se cilat janë ato veprime, akte, që pretendohet se janë shkelje. Bëhet fjalë për deklarata.

Kreu i shtetit nuk duhet të ushtrojë asnjë kompetencë tjetër, përveç asaj që i ka caktuar Kushtetuta.

Na rezulton se sa i takon qëndrimeve të presidentit, të cilat nga diskutimet, mënyra e ushtrimit të detyrës nga presidenti, janë kompetenca që nuk shihet se ushtrohen vetëm me dekrete.

Unitet kombëtar, do të thotë interes i të gjithëve, paqe siguri dhe që të gjithë njerëzit duhet të ndjejnë veten të përfaqësuar.

A është shkelur ky parim? Në fakt ekspertët juristë na sollën në vëmendje doktrinën e disa shembujve, ku konsiderohen të papajtueshme funksionet me parimin e unitetit të popullit.

Këto thirrje të kryera në mënyrë të përsëritur, të veshura me një natyrë e cila përmban brenda gjuhë urrejtje apo thirrje kundër rendit dhe sigurisë, e cënon dhe një sërë situatës që gjejnë mbrojtje nga sistemi juridik shqiptar.

Duke mos pasur kompetenca në lidhje me marrëdhëniet jashtë, këto thirrje të presidentit në lidhje për përfaqësues ndërkombëtar, e nxjerrin atë jashtë rolit të vetë.

Kushtetuta e përcakton qartë se kush është kompetent për politikat e jashtme të Shqipërisë. Në të gjitha deklaratat, apo daljet publike, unë i çmoj se jemi në shkelje të nenit 86 të Kushtetutës, në nenin 88 pika 3 si dhe nenin përkatës që përcakton detyrat dhe kompetencat për marrëdhëniet me jashtë të Republikës së Shqipërisë.

ëse këto akte janë të rënda apo jo, unë do konsideroj që ne duhet t’i analizojmë. Nëse i referohemi qëllimit, duhet qartësuar që në deklaratat e presidentit me qëndrimet zyrtare, në tërësinë e akteve nga provat që kam shqyrtuar, nuk vihet re një sjellje për të vepruar në raport me Kushtetutën, për të rivendosur ndonjë të drejtë që presidenti e pretendon se po nëpërkëmbet.

Flasim për mbrojtje të zgjedhjeve të lira, për respektimin e të drejtave kushtetuese në procesin zgjedhor, por do t’i shkonte presidentit që të ka bere shkresa për intimidim në institucionet e pavarura, apo thirrje prokurorisë për të mbyllur disa çështje.”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DJEGIA E MANDATEVE/ Një “sqarim” për hetusinë e pështirë me në krye Çlirim Pekën dhe një kujtesë për Agron Shehajn
Previous article 365 KG KOKAINË/ Dalin EMRAT, ja kush janë shqiptarët e arrestuar në Itali, pjesë e grupit kriminal

F.autor

Postime të ngjashme

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT