Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës, mbledhje e cila nis me shqyrtimin e ankesave për Qarkun Tiranë nga Partia Demokratike dhe kandidati i pavarur, që vjen nga radhët e Vetëvendosjes, Boiken Abazi. Në të dyja ankimet kërkohet pavlefshmëri e zgjedhjeve dhe ripërsëritje e tyre.
Ndërkohë që po sot pritet të mbërrijnë nga administrata e KQZ, të dhënat e kryqëzuara të shenjave të gishtave për Durrësin dhe Shkodrën, vendim që KAS e mori dje.
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve hodhi poshtë dje kërkesat për marrjen e provave shtesë për të dyja qarqet.


