• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Bundesliga
  • Eredivisie
  • La Liga
  • Ligue 1
  • Premier League
  • Seria A
  • Seria A
Dënimi nga UEFA/ Takaj: Një vendim i rëndë për ne
Home
Futboll

Dënimi nga UEFA/ Takaj: Një vendim i rëndë për ne

29 October, 2017 Q.Autor Futboll, Sport

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, ka folur në një prononcim për “Panorama Sport”, pas ndeshjes së djeshme, në lidhje me dënimin e UEFA-s me 60 mijë euro gjobë dhe një ndeshje pa tifozë, për shkak të thirrjeve raciste në takimin ndaj Partizanit të Beogradit.

“Të them të drejtën, dënimi është shumë i rëndë. Kishim përgatitur gjithçka në perfeksion për atë takim dhe na erdhi mirë kur morëm vlerësimin maksimal nga ana e oficerëve të UEFA-s. Gjithashtu morëm edhe urimet më të mira nga delegacioni dhe presidenca e ekipit të Partizanit të Beogradit. Fjalët e tyre ishin shumë pozitive dhe kanë folur me superlativa për pritjen që u kemi bërë. Nuk e di, por m’u duk si vendim shumë i ekzagjeruar.

Ne po presim vendimin e argumentuar, të shohim arsyet e dënimit dhe do të shohim se si do të shkojë. Për t’u kthyer te futbolli i luajtur, ndeshja e radhës ndaj Partizanit të Beogradit është një takim që  kërkon impenjim të madh. Do të shkojmë atje të qetë dhe pse jo të marrim një rezultat pozitiv”, u shpreh Takaj.

FITORJA – Duke folur për fitoren e djeshme ndaj Luftëtarit, presidenti shprehet se trepikëshi sjell më shumë optimizëm në skuadër për ndeshjet e radhës. “Vijimësia e rezultateve të mira edhe në kampionat i bën mirë ekipit, nuk diskutohet. Sjell entuziazëm dhe mban moralin lart. Ishte një fitore e rëndë- sishme, që do të na ndihmojë edhe për ndeshjen e radhës në Europë.

Sigurisht që ai dënim ishte i rëndë për ne. E vështirëson objektivin tonë, pasi ndeshjet brenda kanë një armë që quhet tifozëri dhe kjo i bën mirë çdo ekipi. Megjithatë, ai është një vendim i UEFA-s dhe sado të flasim ne, mbetet i tillë dhe nuk e ndryshojmë dot”, ka mbyllur Takaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pranga 49 personave në Turqi, dyshohet se kanë lidhje me ISIS
Previous article Vlorë/ FNSH-ja arreston 6 persona pranë një banese të braktisur, ishin shpallur në kërkim (EMRAT)

Q.Autor

Postime të ngjashme

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO) Futboll

MEKSIKË-AFRIKA E JUGUT/ Me një gol të shënuar, mbyllet pjesa e parë e sfidës së Botërorit (VIDEO)

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin Futboll

ZYRTARE/ Murinjo rikthehet në Madrid, zbulohen detajet e kontratës me Realin

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar Futboll

BOTËRORI/ Iu ndalua hyrja në SHBA, arbitri somalez: Jam i dëshpëruar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT