• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“JEMI ENDE NË LUFTË ME COVID”/ Guterres: Vendet të solidarizohen që t’i japim fund pandemisë
Home
Nderkombetare

“JEMI ENDE NË LUFTË ME COVID”/ Guterres: Vendet të solidarizohen që t’i japim fund pandemisë

24 May, 2021 s.autor Botë, Nderkombetare

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres u shpreh se jemi ende në “luftë” me COVID-19, duke i bërë thirrje vendeve të solidarizohen për ti dhënë fund pandemisë.

Ai u shpreh se më të “dobëtit”, duke nënkuptuar vendet e varfëra, janë ata që po vuajnë më shumë dhe shprehu frikën se jemi ende shumë larg fundit të pandemisë.

Ai i ka bërë thirrje vendeve të pasura, të solidarizohen duke shtuar se duhet vepruar në kohë.

“Fatkeqësisht nëse nuk veprojmë tani, ne do të përballemi me një situatë, ku vendet e pastra do të kenë vaksinuar popullsinë e tyre dhe do të hapin ekonominë, ndërsa vendet e varfëra do te vuajnë nga infektimet me koronavirus”, tha sekretari i përgjithshëm i OKB.

Një javë më parë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB, i ka bërë thirrje vendet të G20, për të ngritur një task forcë që bashkon të gjitha vendet me kapacitete të prodhimit të vaksinave dhe mjeteve të tjera të nevojshme për të luftuar COVID-19.

Sipas tij, është ideali të arrihen dyfishimi i kapacitetet të prodhimit të vaksinave.

Përveç luftimit të COVID-19, Guterres theksoi edhe rëndësinë e përgatitjes së vendeve për një pandemi tjetër, duke mbështetur një varg rekomandimesh të paraqitura përpara asamblesë për reformën dhe forcimin e OBSH-së dhe të sistemit shëndetësor global.

Një thirrje e fort për solidaritet ka ardhur edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila vazhdimisht i ka kërkuar vendeve më të pasura të ndihmojnë me mjete anti-COVID vendet të cilat nuk kanë mundësi ekonomike.

Kohët e fundit një frymë solidariteti ka filluar të ndihet.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në fund të qershorit do të shpërndajnë 20 milionë doza të vaksinave anti-COVID. Ndërkohë më herët kanë premtuar edhe 60 milionë doza AstraZeneca.

Pas SHBA, edhe Franca është zotuar për shpërndarjen e 500 mijë dozave të vaksinës anri-COVID. Edhe Zvicra ka premtuar se do të ndihmojë vendet pa mundësi ekonomike.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DREKË LAMTUMIRE TE BARCELONA/ Kuman: Kjo skuadër ka nevojë për ndryshime
Previous article MARRËVESHJA E EKSTRADIMIT/ Ministrja e Drejtësisë: Nëse SHBA ka dhënë dënim me vdekje, atëherë...

s.autor

Postime të ngjashme

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të Botë

15 MIJË DOLLARË PËR ÇDO USHTAR AMERIKAN/ Oferta e pazakontë e Polonisë për SHBA-të

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës Botë

PARALAJMËRON ZELENSKY: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar Botë

"RUSIA PO GATUAN DIÇKA TË MADHE"/ Alarmi i Polonisë: Nuk përjashtojmë një sulm të inskenuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT