• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“NË FUND TË MAJIT DO KEMI…”/ Tomini: Vaksinimi me dozat e dyta do nis aty ku…
Home
Sociale

“NË FUND TË MAJIT DO KEMI…”/ Tomini: Vaksinimi me dozat e dyta do nis aty ku…

24 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Situata e pandemisë në vendin tonë ka shënuar përmirësime të dukshme, ku shifrat e të infektuarve, të intubuarve në spitale por edhe të viktimave për shkak të COVID kanë shënuar ulje të ndjeshme, aq sa Komiteti Teknik i Ekspertëve është në shqyrtim të lehtësimit të masave si heqje e maskave në ambientet e jashtme apo heqja e orës policore.

Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha për Report Tv se nga fundi i majit mund të diskutohet për një lehtësim të masave duke parë situatën aktuale, megjithatë është ende herët për të folur pasi situata duhet të shihet në dinamikë.

“Të gjithë do e donim një lehtësim të masave, megjithatë duhet t’i gëzohemi faktit që Shqipëria ka qenë me masa të moderuara dhe pandemia ka ecur në nivele të ulëta siç jemi aktualisht. Në fund të majit shpresojmë të lehtësim të masave në orar apo edhe për bizneset. Deri në këto momente do të vijojmë më këto masa. Unë do të preferoja një lehtësim për sa i përket maskave të mbajtura në ambientet e jashtme, megjithatë duhet të jemi të rezervuar përkundrejt situatës pasi Europa sapo është lehtësuar nga pandemia dhe besojmë që në fund maji mund të ketë lehtësime”, tha Tomini.

Në lidhje me vonesën e krijuar për marrjen e dozave të dytë të vaksinës Sinovac, Tomini sqaroi se me ardhjen e dozave të reja ditën e djeshme prej 60 mijë dozave Sinovac dhe me pritjen e 500 mijë dozave të tjera nga kompania kontraktuese do të vijohet me vaksinimin masiv.

Tomini tha se doza e dytë e vaksinës do të nis aty ku u pezullua dhe se këto persona do të njoftohen nga mjeku i familjes për të vendosur se kur dhe ku duhet të shkojnë për bërjen e saj. Tomini sqaroi se doza e dytë nuk mund të bëhet para kohe , por nuk ka probleme nëse ajo bëhet me vonë.

“Do të operohet me të gjithë dozat e ardhura përkundrejt dozave të dyta të aplikuara në popullatë këtu kishte një ngërç të vogël. Çdo individ që ka pritur dozën e dytë për të bërë Sinovac duhet të kontaktojë me mjekun e familjes se ku do të orientohet dhe ditën që do e bëjë. Është shumë e rëndësishme që para datës së rekomanduar nuk mund të aplikohet doza e dytë, por pas kësaj date nuk ka asnjë problem. Në bazë të një grafiku të caktuar qytetarët do të njoftohen nga mjeku i familjes për të marrë dozën e dytë”, tha Tomini.

Sipas Tominit deri tani është vaksinuar me një dozë 22-23 % e popullsisë dhe 11 % me dy dozat e vaksinës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article META NUK SHKON NË KOMISION/ Spartak Braho: Të sillet me forcë, ky President nuk ka karakter
Previous article "NË KUÇOVË PO INSTALOJMË..."/ Zyrtari amerikan: Shqipëria do të marrë helikopterë “Black Hawk”

s.autor

Postime të ngjashme

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin Aktualitet

BRESHËRI GODET RËNDË DEVOLLIN/ Fermerët humbin prodhimin

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët Aktualitet

PREMTONIN ZGJIDHJE ME PRONAT NË KADASTËR/ Dy gra përfituan mbi 100 mijë euro nga qytetarët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT