Trajneri i Juventusit ka lavdëruar sulmuesin e tij Gonzalo Higuain
Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain ka qenë vendimtar në fitoren ndaj Milanit, duke shënuar të dy gola në fitoren 0:2 të Juventusit.
Pas ndeshjes trajneri Massimiliano Allegri e pranoi se Higuain është i jashtëzakonshëm.
“Gonzalo Higuain është lojtar i madh, ai ka shumë teknikë dhe është i jashtëzakonshëm”, tha Allegri pas ndeshjes me Milanin.
“Por, ai nuk duhet të ndalet, duhet të përmirësohet fizikisht dhe të rritet në Evropë”.


