Situata e koronavirusit në Shqipëri është përmirësuar dukshëm, pasi ka rënë në mënyrë drastike numri i rasteve aktive me covid.
Dibra duket se e ka fituar betejën me covid, pasi ka vetëm 1 rast me koronavirus, Durrësi dhe Kukësi kanë nga 14 raste aktive. Qarku i dytë me më shumë raste aktive është Korça, me 115 raste.
Situata në spitale
Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 60 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 3862 testime, nga të cilat 23 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, ndërsa 1 person ka humbur jetën.
Statistika (22 Maj 2021)
Raste të reja ditore 23
Të shëruar në 24 orë 176
Të shtruar në spitale 60
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 3,862
Testime totale 695,738
Raste pozitive 132,176
Raste të shëruara 128,601
Raste Aktive 1,133
Humbje jete 2,442
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 670
Korçë 115
Shkodër 85
Vlorë 58
Elbasan 38
Berat 38
Lezhë 37
Gjirokastër 37
Fier 26
Durrës 14
Kukës 14
Dibër 1.


