• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
SEGMENTI ME GJATËSI 7 KM/ Rruga drejt ish-burgut te Spaçit, merr emrin “rruga e mundimeve”
Home
Sociale

SEGMENTI ME GJATËSI 7 KM/ Rruga drejt ish-burgut te Spaçit, merr emrin “rruga e mundimeve”

22 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Segmenti me gjatësi 7 km nga Repsi deri në ish-burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë do të mbajë emrin “Rruga e mundimeve”. Vendimi është marrë nga Këshilli i Bashkiak i Mirditës në nderim të sakrificës së familjeve të ish të burgosurve politik.

“Rruga prej këtu ka qene jashtëzakonisht e vështirë për familjarët. Ngarkuar në radhë të parë me emocione,dashuri,  përkushtim por dhe me ushqime dhe mjete të tjera jetësore, janë detyruar ta bëjnë këtë rrugë nga  këtu deri në burgun famëkeq të Spaçit në çdo kohë të vitit”, tha Luigj Mila, Drejtuesi i Shoqatës “Muzeumi i burgut të Spaçit”.

“Në këtë rrugë kanë kaluar shumë vuajtje dhe mundime familjarë, të afërm të ish- të burgosurve politikë në borë , në shi , në breshër në të ftohtë e në të nxehtë. Po ashtu kanë kaluar edhe miliona ton bakër të nxjerrë nga djersa dhe mundi I të burgisurve politikë. Emërtimi është i drejtë pasi  brezat që do vijnë do kujtojnë me këtë emër të kaluarën”, u shpreh Ndrec Dedaj, Kryetar i Bashkisë Mirditë.

“Kjo është një rrugë vërtet e mundimeve. Paralelizmi është me rrugën që bëri Krishti me kryqin në qafë. U detyruam për 45 vjet të ngrinim kryqin tonë, vajza, djem, fëmijë, pleq, plaka, burra me mundim të madh e përshkruan këtë rrugë për të parë djem, baballarë  në një nga kampet më të tmerrshme të përqëndrimit”, theksoi Nebil Çika, Kryetar i Shoqatës Antikomuniste te ish-të përndjekurve politik.

Familjarë të ish te burgosurve, tregojnë vështirësitë dhe mundimet për të vizituar njerëzit e tyre në qelitë e burgut.

“Kjo rrugë ka qenë shumë  e vështirë për familjarët që kanë ardhur. Mua më kanë ardhur familja një herë në muaj dhe më është dashur shume herë vëllai im për të mbajtur nënën time në krahë për ta çuar në burgun e Spaçit se ajo ishte dhe në moshë”, tha Zenel Drangu, familjar i ish-të burgosurve.

Ceremonia u organizua ne përkujtim te 48-vjetorit të revoltës së Spaçit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MERR VENDIMIN E RADHËS/ Kim Jong-un i prerë, ndalon veshjen e xhinseve të ngushta dhe stilet e flokëve që s’i pëlqen
Previous article VRAU 17-VJEÇAREN NË LAPRAKË NË 2018/ Robert Përpepaj ankimon vendimin e Gjykatës që e dënoi me burg përjetë: Nuk ka qenë qëllim...

Delo.autor

Postime të ngjashme

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën Aktualitet

ZJARR I FRIKSHËM NË QAFËN E KOSHOVICËS/ Retë e tymit toksik bllokojnë qarkullimin në aksin Fier-Levan! Një çift të moshuarish rrezikon jetën

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’ Aktualitet

SHKRUMBOHET NJË BANESË NË FIER/ Pëson djegie të rënda pronarja! Familja mbetet ‘në qiell të hapur’

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT