• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
KUFIZIMET E BE-SË PËR SHKAK TË COVID-19/ Gazetarja: Shqipëria në listën e vendeve të sigurta
Home
Sociale

KUFIZIMET E BE-SË PËR SHKAK TË COVID-19/ Gazetarja: Shqipëria në listën e vendeve të sigurta

21 May, 2021 Delo.autor Aktualitet, Sociale

Në një lidhje direkte për ABC, gazetarja Erisa Zykaj raportoi, se Shqipëria dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor përmbushin tashmë kriterin kryesor për udhëtimet jo-thelbësore drejt Bashkimit Europian. Ky kriter ka të bëjë me numrin e personave të infektuar për çdo 100.000 banorë në 14 ditët e fundit. Kjo shton shanset për Shqipërinë të futet në listën e vendeve të sigurta të Bashkimit Europian, qytetarët e të cilëve kanë të drejtë të udhëtojnë drejt BE-së.

Ambasadorët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian aprovuan në 19 maj ndryshimet për kriteret lidhur me udhëtimet jo-thelbësore nga vendet e treta në BE. Kriteri kryesor për të vendosur vendet e treta si ato të Ballkanit Perëndimor në listën e vendeve të sigurta të BE-së, apo me një situatë të mirë epidemiologjike, është aktualisht numri i personave të infektuar me COVID-19.

Ky numër nuk duhet të jetë më i lartë, se 75 raste të reja me COVID-19 për çdo 100,000 njerëz në 14 ditë. Komisioni Europian propozoi që niveli të ishte në 100 raste, ndërkohë që ambasadorët aktualisht ranë dakord për 75 raste. Shqipëria shënon aktualisht 24 deri në 27 persona të infektuar në çdo 100.000 banorë për 14 ditët e fundit.

Shqipëria gjithashtu nuk ka më një trend negativ lidhur me trajtimin e COVID-19, si vitin e shkuar. Edhe pse vendi ka në përgjithësi një numër të ulët testimesh, testimet në dispozicion janë shtuar.

Këto të dhëna duhet t’i komunikohen  nga autoritetet shqiptare Qendrës Europiane për Kontrollin dhe Parandalimin e sëmundjeve, pasi vendimi për ta kualifikuar Shqipërinë si vend i sigurt apo jo do merret në bazë të të dhënave të kësaj qendre nga Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian.

Lidhur me kriterin e dytë të lejimit të udhëtimeve për qytetarë ekstrakomunitarë të vaksinuar drejt Bashkimit Europian, do të lejohen vetëm qytetarët e vaksinuar me dozat e rekomanduara dhe të njohura nga Agjencia e medikamenteve europiane dhe shteteve anëtare.

Ndërkohë, shtete anëtare kanë gjetur marrëveshje lidhur me certifikatën dixhitale COVID-19, e cila do njihet në të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Europian nga 1 korriku. Kjo certifikatë përmbledh tre elemente kryesore të dhënash: dozat e vaksinimit të kryera, testin PCR, apo testet e shpejta antigjene. Duhet theksuar, se qytetarët europianë që nuk janë vaksinuar mund të udhëtojnë, duke kryer testet PCR ose antigjene.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ERDHI VERA! Këto janë modelet e thonjëve që duhet t'i bëni pa tjetër këtë sezon (FOTOT)
Previous article SHQIPËRIA "COVID FREE"/ Denaj bën parashikimin për 6 muajt e ardhshëm, si do të jetë sezoni turistik këtë verë

Delo.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT