Shpallet ne kerkim nje 48-vjecar, pasi perndiqte prej kohesh nje grua 36-vjecare, te cilen se fundi e ka rrahur ne mes te rruges ne Tirane dhe i ka vjedhur celularin. Lajmin e ben me dije policia e Tiranes, e cila njofton se po punon per kapjen e shtetasit A.D, 48-vjec.
“Ai në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Më datë 07.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.D, vjeç 48, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, ka ushtruar dhunë fizike dhe i ka vjedhur celularin shtetases A.H, vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilën e përndjek prej disa muajsh. Nenet 90, 134 e 121/a të Kodit Penal.


