• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
BERISHA U SHPALL “NON GRATA”/ Gazetarja Xharra: Sulmoi reformën në drejtësi, degradoi drejtësinë gjatë qeverisjes së tij
Home
Politikë

BERISHA U SHPALL “NON GRATA”/ Gazetarja Xharra: Sulmoi reformën në drejtësi, degradoi drejtësinë gjatë qeverisjes së tij

21 May, 2021 Delo.autor Politikë

Lufta e vazhdueshme që Sali Berisha i ka bërë procesit të vettingut dhe reformës në drejtësi ka qenë arsyeja që është shpallur non grata nga SHBA. Kështu shpreh bindjen e saj gazetarja nga Kosova Arbana Xharra, e cila më herët kishte hedhur akuza të rënda ndaj Sali Berishës se u ka dhënë pasaporta shqiptare pjesëtarëve të Al Kaeda-s.  Në një intervistë për Report Tv, gazetarja Xharra tha se lufta e Berishës me padinë nuk qëndron dhe do të jetë në betejë e humbur për të pasi Antony Blinken nuk ka folur në emër personal, por në emër të sekretarit amerikan të shtetit dhe se këto deklarata nuk bëhen pa pasur prova dhe nuk janë vendimet që merren brenda natës.

“Ne shumë mirë e dimë se ishte kërkesë e SHBA vettingu dhe reforma në drejtësi dhe shpallja non grata e Berishës lidhet pikërisht me luftën e tij kundër vettingut dhe kësaj reforme. Ajo çfarë e shqetëson SHBA-në është degradimi i drejtësisë gjatë kohës që Berisha ishte në pushtetit. Kush mund të dyshojë se SHBA ka marrë një vendim të tillë pa fakte dhe kush mund të besoj se pasurimi i Berishës ka ardhur nga pagat e rrogat. Vendimi nuk është marrë nga Blinken por qeveria e SHBA dhe nuk e padit dot atë personalisht, Berisha vetëm do të harxhojë të holla dhe as ato nuk i bën publike”, tha Xharra.

Akuzat e Berishës se këto prova janë fabrikuar në zyrën e Edi Ramës, Xharra tha se kjo nuk qëndron pasi DASH apo SHBA nuk ndikohet nga kush dhe se ata kanë mbledhur për një kohë të gjatë prova e fakte dhe pastaj kanë dhënë vendimin non grata. Ajo tha se Berisha duhet t’i pranojë gabimet pasi pasurimi i tij nuk ka ardhur nga rrogat e marra.

“Fabrikimi i provave në zyrën e Edi Ramës nuk qëndron pasi nuk ndikohet DASH nga askush dhe ky vendim nuk merret brenda natës pasi ka grumbullime faktesh e provash për një kohë të gjatë. Duhet të bëhet transparence dhe deklarata e tij nuk është korrekte por kështu ka vepruar për herë Berisha, familja dhe fisi  Berisha janë milioner, pse me rroga u bënë prandaj luftojnë vettingun, prandaj luftojnë SHBA. Unë do kisha sugjeruar të pushojë me luftën e tij kundër reformës në drejtësi dhe SHBA-së pasi e ka të humbur luftën.  Berisha ka bërë gabime duhet t’i pranojë”, tha ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PLAGOSET RËNDË NJË 10-VJEÇAR NË MALIQ/ Rrëzohet duke luajtur me biçikletë, niset me helikopter drejt Tiranës
Previous article "AFËR DETIT, AFËR MBRETIT"/ Rama publikon pamjet nga aksi i ri panoramik i baypass-it të Fierit (VIDEO)

Delo.autor

Postime të ngjashme

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET) Breaking News

ASAMBLEJA E PS MË 14-NËNTOR/ Çfarë presin socialistët! Rama, ndryshime në Qeveri si më 2023? (DETAJET)

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë... Politikë

GJYQI NË GJKKO/ Kryemadhi: S’ka prova për kontratën për fibrën optike! Mungesë dokumentacioni në ekspertizën e deklarimit të pasurisë...

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë Politikë

THIRRJE STUDENTËVE/ Rama: Harrojeni se e rrëzoni qeverinë me dhunë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT