• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PËRDHUNIMI I 15-VJEÇARES NË MIRDITË/ Braçe: Kjo shoqëri e përdor vajzën për punë shtëpie dhe shërbime seksuale…
Home
Politikë

PËRDHUNIMI I 15-VJEÇARES NË MIRDITË/ Braçe: Kjo shoqëri e përdor vajzën për punë shtëpie dhe shërbime seksuale…

21 May, 2021 Delo.autor Politikë

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar ashpër në lidhje me rastin e përdhunimit të 15-vjeçares nga 5 persona në Mirditë 3 ditë më parë.

Në një postim në Facebook, Braçe shprehet se krimi i tyre është i përbindshëm, ndërsa bën thirrje që ne të gjithë si shoqëri të ndryshojmë, pasi qënia e vajzës përdoret për punë shtëpie e shërbime seksuale.

Ai shton më tej se ligjet janë, por duhen zbatuar një për një.

Postimi i plotë i Erion Braçes

KETA “BURRA” JANE NE BURG!

DO HETOHEN DERI NE FUND

E GJYKOHEN TE KYCUR NE BURG!

Jane nen akuze per nje krim te rende:

PERDHUNIMIN E NJE VAJZE TE MITUR,

VETEM 15 VJEC!

Nuk di sot se si do vendosin gjykatesit,

POR KRIMI ESHTE I PERBIDSHEM!

Shoqeria prej ditesh po i DENON,

jo vetem pjesa femerore e saj,

por shoqeria si e tere.

Deri ketu e gjithe ngjarja duket e jetuar,

e perseritur deri ne NORMALITET!

Mjafton? JO!

DUHET “VRARE” KY NORMALITET:

PERDHUNIM, ARRESTIM, DENIM SHOQEROR, DENIM GJYQESOR, PERSERITJE!

Duhet te ndryshojme me ne fund,

fort madje; si burra se pari, si familje,

si shoqeri, si qeveri, si gjyqesor;

NE QENDRIMIN NDAJ VAJZES, GRUAS, NENES!

E keni vene re se sa hidherohen burrat-gati gjysma e tyre, kur mesojne se do linde vajze, se si shtyjne drejt abordit kur mesojne se po vjen nje vajze,

se si i pengojne te shkojne ne shkolla e arsimohen, se si i quajne kurva sa i shohin qe jane te bukura, te ditura, te pavarura,  te hapura e bashkepunuese, konkuruese e te paarritshme, se si i duan ne pune vec ne zyre e prane si joshje, se si i perdorin thjesht si shoqeruese luksi ne rastin me te mire apo si i trafikojne, shfrytezojne per prostitucion, se si shajne gjithe mllef nga motra e nena, madje se si mesojne dhe “cunat e babes” te shajne mu ashtu, por kurre nuk shahen nga ata qe jane?!Ky eshte problemi qe kemi;

E kemi me 50% te shoqerise qe e pranon vajzen, gruan per pune shtepie e sherbime seksuale, e kemi dhe me gjysmen e gjysmes qe vijon ende ta edukoje vajzen, gruan me kulturen e nenshtrimit, pabarazise e shfrytezimit!

Duhet te ndryshojme tani;

LIGJET jane, duhen zbatuar nje per nje dhe pike!

Por duhet me shume e duhet te ndryshojme mendjen e gjithkujt,

aty ne familje si djem e si burra,

por edhe si nena, gra e vajza;

aty ne shkolla qysh ne uljen e pare ne banga si liri, barazi e si beteje per ti ngulitur ne mendje cdo djali e vajze se jane njesoj e quhen me te mire vec prej merites e jo prej gjinise e muskulit;

KUDO ME PAS, CDO DITE, VECANERISHT ATY KU PUSHTETI GJITHFARESH E MBI LIGJIN, SHPIF, SHANTAZHON, BULLIZON, PERDOR, SHFRYTEZON, PERDHUNON NJE VAJZE, NJE GRUA!

ARSIM, PUNESIM, LIRI, BARAZI, PAVARESI, MBROJTJE PER CDO VAJZE!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHBA SHPALLI BERISHËN "NON GRATA"/ Genc Burimi: Lëvizje politike, i lehtëson Ramës hapje më të shpejtë të negociatave me BE
Previous article PASAPORTAT E VAKSINAVE/ Si mund ta fitojë BE raundin tjetër të diplomacisë së Covid-19

Delo.autor

Postime të ngjashme

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste… Breaking News

SHQIPTARËT I KËRKUAN DORËHEQJEN/ Rama për protestuesit: Një frymë fashiste…

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën Politikë

"KA KËRCËNIME NDAJ KUJTDO QË NUK RRESHTOHET ME..."/ Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT