• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SEZONI TURISTIK/ Klosi merr garancinë nga homologu i Greqisë: Do të ketë lëvizje të lirë në kufi, në zbatim të protokolleve…
Home
Politikë

SEZONI TURISTIK/ Klosi merr garancinë nga homologu i Greqisë: Do të ketë lëvizje të lirë në kufi, në zbatim të protokolleve…

21 May, 2021 Delo.autor Politikë

Ministri i Turizmit, Blendi Klosi ka takuar gjatë Panairit Ndërkombëtar të Turizmit homologun e tij grej, Haris Theocharis i cili e ka garantuar se në kufirin Greqi-Shqipëri lëvizja do të jetë e lirë.

Sipas njoftimit nga Ministria, Theocharis ka deklaruar para Klosit se lëvizja e lirë do të bëhet në zbatim të prokolleve shëndetësore anticovid.

Kjo sipas tij bëhet për shkak të mundësisë të rimëkëmbjes së turizmit. Po ashtu Klosi takoi edhe ministren e Serbisë e cila u shpreh e kënaqur që oferta turistike shqiptare njihet edhe në vendine saj teksa kërkoi shtim të kontakteve mes operatorëve turistikë.

NJOFTIMI NGA MINISTRIA E TURIZMIT

UNWTO kthehet me FITUR 2021, Panairi Ndërkombëtar i Turizmit FITUR (17-23 maj). Pas dy vjet Pandemi, për disa vende turizmin bëhet më rëndësishëm se kurrë më parë. Gjatë pesë ditëve, ekspertët e UNËTO zhvilluan takime dhe forume me krerët e shteteve për rimëkëmbjen e këtij sektori dhe të ardhmen e qëndrueshme të tij, duke u përqëndruar në rolin jetësor të inovacionit, bashkëpunimit dhe komunikimit. Një prej temave kryesore të këtij panairi është rimëkëmbja e turizmit gjetja e rrugëve më efikase për rimëkëmbjen e tij.
Ndërkohë dhe vet krerët e vendeve pjesëmarrëse në këtë panair zhvilluan takime mes tyre, ku diskutuan mbi mundësitë e zhvillimit të turizmit në vendet përkatëse, destinacionet turistike si dhe krijimin e paketave turistike të përbashkëta.

Një prej takimeve frytdhënëse ishte dhe ai i Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi me Homologun grek, Ministrin e Turizmit, Haris Theocharis, i cili garantoi lëvizjen e lirë në kufi, në zbatim të protokolleve shëndetësore anticovid. Kjo, për t’i dhënë frymë dhe mundësi rimëkëmbje turizmit.
“RestartTourism në një mënyrë të sigurt dhe të qëndrueshme duke u bërë një shembull i vërtetë për Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, ishte vlerësimi për vendin tonë i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, UNWTO Zurab Polikashvili,në Fiture2021. Sipas tij Shqipëria ka punuar për të rimëkëmbur turizmin dhe për të siguruar turizmin e sigurtë.
Një tjetër takim i rëndësishëm ishte dhe ai me Ministren serbe të turizmit Tatjana Matić, e cila vlerësoi përparimet që ka bërë Shqipëria në fushën e turizmit dhe u shpreh shumë e kënaqur që oferta turistike shqiptare, tashmë njihet edhe në Serbi si dhe shprehu interes për të shtuar kontaktet mes operatorëve turistik.
Vendet fqinje, në rastin tonë Shqipëria, Greqia dhe Serbia kanë shpesh “shkëmbime” turistësh si dhe kanë mundësi ëpr të krijuar paketa të përbashkëta turistike.
Nga Greqia shteti fqinj në vitin 2019 kanë ardhur për të pushuar në Shqipëri rreth 600 mijë vizitorë, ndërsa nga Serbia në vitin 2019 kanë ardhur rreth 70 mijë pushues. Ndërkohë, vitin e kaluar në bregdetin tonë erdhën për të pushuar një numër i lartë turistësh nga Serbia. Ky ishte një hap i mirë për të hyrë dhe vendi ynë në tregun rajonal të turizmit, trend të vcilin ne duhet jo vetëm ta mbajmë por ta rrisim këtë vit, duke e bërë edhe më të njohur në rajon ofertën turistike shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TEMPERATURAT DO TË ARRIJNË DERI NË 31 GRADË/ Si parashikohet moti këtë fundjavë
Previous article ANKIMI I REZULTATIT TË 15 PRILLIT/ Mbyllet rinumërimi për Qarkun Berat, LSI nuk e merr mandatin e pretenduar. I duheshin...

Delo.autor

Postime të ngjashme

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin! Politikë

HELENA KAÇE QË HAPI KONGRESIN E PS/ Thirrje neomalësores: Dorëzo Mandatin!

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë! Politikë

RAMËS I LARGOHET NJË DEPUTETE/ Marjana Koçeku: Prej sot jam e pavarur! Idealet dhe vlerat e mia mi dëmtojnë kufinjtë!

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar Politikë

INVESTIMET NË SAZAN DHE ZVËRNEC/ Rama: Ja një pasqyrë për të gjithë përgojuesit e shtetit shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT