• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
BERISHA “NON GRATA”/ Lubonja: Sulmi ndaj tij, i gabuar politikisht sepse dobëson opozitën. Yuri Kim…
Home
Sociale

BERISHA “NON GRATA”/ Lubonja: Sulmi ndaj tij, i gabuar politikisht sepse dobëson opozitën. Yuri Kim…

21 May, 2021 s.autor Aktualitet, Sociale

Fatos Lubonja teksa komentoi faktin që SHBA ka shpallur non grata ish-kryeministrin Sali Berisha, thotë se sulmi ndaj Berishës është i gabuar politikisht.

I ftuar në një emision televiziv, Lubonja u shpreh se shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan dhe se Yuri Kim nuk po thotë gjëra që janë të vërteta.

“Jemi në situatë ku nuk mund të thuhen gjërat hapur. Këtu nuk thuhen ca gjëra hapur, sepse bëhet fjalë për SHBA-të.

Yuri Kim thotë se Shqipëria po ndryshon, edhe unë them po ndryshon, ndërsa unë theksoj se Shqipëria po ndryshon në drejtim të forcimit të një regjimi.

Shqiptarët nuk shpëtojnë dot nga patronazhizmi amerikan. Pyetja shtrohet se a po thotë gjëra që janë të vërteta Kim. Unë them se “jo” nuk është kështu.

Kur SHBA hyri në luftë në Irak dhe ne ishim me amerikanët, nuk ishte një luftë e drejtë, sepse demokracia nuk eksportohet.

Në Irak, u vulus një kaos i madh. Si të besoj unë këtë sistem, partinë-shtet, kur shikoj policinë që bashkëpunon me krimin për të blerë vota, e zonja Kim nuk thotë asnjë fjalë për këto.

Sulmi ndaj Berishës ishte i gabuar politikisiht, sepse dobëson opozitën. Kemi nevojë për opozitë të fortë.

Për mendimin tim, Berisha mund të ikte më herët dhe t’ja linte vendin brezit të ri. Amerikanët kanë investuar dhe duan pastrim, është edhe dora e Edi Ramës, që përherë është shitur që do pozitivitetin e Shqipërisë dhe e pengojnë të keqen.

Për Adriatik Llallën, Kim tha drejtësia po funksion. A mendoni ju se korrupsioni i madh dënohet me dy vjet? Çfarë provash gjetën ata tek Llalla, me shtatë mijë euro që i gjetën a se di çfarë kishte. Kjo do të thotë që edhe amerikanët gabojnë. Në këtë rast, kemi hipokrizi amerikane.

Për mua Llalla u dënua se prishi interesa amerikane. Edhe nesër, i thua Berishës ke korrupsion të nivelit të lartë dhe mund të mos i gjesh asnjë lloj prove. Amerika është e madhe, ka demokraci, por mos nënshtrohemi, të ndërtojmë demokracinë tonë.”– thotë Lubonja. (TemA)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article UJI I BAMJEVE/ Mënyrat si ta përdorni për shëndet të mirë
Previous article E BUJSHME NGA GREQIA/ E zbulon agjenti i portierit, Veterani Buffon pranë transferimit tek skuadra ballkanase...

s.autor

Postime të ngjashme

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit Aktualitet

DHUNOI EDI KUÇIN NË TIRANË/ Prokuroria e Kosovës lëshon urdhër-arrest për Joz Markun! PAMJET e sherrit

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve Aktualitet

VENDIMI I GJYKATËS/ Lirohen nga komisariati 14 protestuesit e arrestuar, priten me brohoritje nga turma e qytetarëve

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri Aktualitet

SITUATË KRITIKE NË RADOSTINË/ Flakët po i afrohen shtëpive, nis evakuimi i banorëve dhe kërkohet ndërhyrje nga ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT