• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PYETJA QË NGELI PA PËRGJIGJE/ Kush do t’ia paguajë avokatin Berishës
Home
Politikë

PYETJA QË NGELI PA PËRGJIGJE/ Kush do t’ia paguajë avokatin Berishës

21 May, 2021 s.autor Politikë

Sali Berisha ka lajmëruar pasi ndaj Antoni Blinken, sekretarit amerikan të shtetit duke thënë se po e bën këtë për të vendosur dinjitetin e tij në vend.

Është e drejte e çdo qytetari shqiptar të reagoje nëse mendon që ndaj tij mund të jetë bërë ndonjë padrejtësi. Aq më tepër e një personi me staturën e Sali Berishës, që ka perfaqësuar vendin si Kryeminister e si President.

Por një person i thjeshtë, në ndryshim nga Sali Berisha nuk përbën lajm si Sali Berisha.

Ky i fundit duke qenë figura dominante politike e 30 viteve të fundit në vend ka rezonancë si në Shqipëri, si ne Kosovë, si në Maqedoni, por edhe në botë.

Këtë e pamë të mërkurën kur shkruajtën të gjithë për të. Problemi i vetëm qëndron te akuza që i bëhet Sali Berishës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo për korrupsion, që Berisha u ndal gjatë ta shpjegonte se që nga dita që ka firmosur për herë të parë në bordero e deri tani ai nuk është akuzuar asnjëherë nga drejtësia për asnjë akt korruptiv.

Shtetet e Bashkuara mund të kenë arsyet e tyre, të dhënat e tyre dhe gjithçka tjetër që të bëjnë një akuzë të tillë. Ndërsa ndaj zotit Berisha dhe fëmijeve të tij ka pasur plot akuza publike në 8 vitet e qeverisjes, ku mjafton të shihet shumëfishimi i pasurisë në deklaratat e përvitshme që dikush të ketë qoftë edhe një dyshim të vogël.

Gjithsesi, ky argument mund të jetë ndoshta pjesë e ndonjë hetimi të drejtësisë shqiptare. Ajo që është pjesë e të paktën ndershmërisë intelektuale të atyre që e ndoqën konferencën për shtyp të zotit Berisha është mungesa e përgjigjes për një pyetje që iu bë të paktën dy herë.

Nëse herën e parë mospërgjigja mund të shihet si harresë, në të dytën kushdo ngre pikpëpyetjen se përse Berisha e anashkaloi përgjigjen e një pyetjeje të thjeshtë: kush do t’i paguaje shpenzimet e mbrojtjes së zotit Berisha në gjyqin që do të hape ndaj SHBA?

Një gjyq i tillë, atë gjykatë ku do te shkoje Sali Berisha kushton. Kushton edhe shumë  me tepër se paga vjetore e tij si deputet, benefitet nga postet që ka mbetur, pensioni dhe gjithçka tjetër që mund te deklaroje ai, të mbledhura bashkë. Prandaj, mos bëhet fjalë për një gjyq që zoti Berisha tha se do të hape për të vendosur në vend dinjitetin e tij për akuzat për korrupsion, gjëja e parë që duhet të bënte do të ishte të tregonte se si do ta paguaje ai gjyqin.

SI

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FALSIFIKONIN DATAT E SKADENCËS SË PRODUKTEVE/ Arrestohen dy jordanezët që kishin magazinë në Tiranë, bllokohen...
Previous article COVID-19/ Këshilli i Evropës rekomandon hapjen e kufijve për vendet si Shqipëria

s.autor

Postime të ngjashme

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen Politikë

PAS GJASHTË JAVËSH PUSHIME/ Parlamenti rikthehet më 8 shtator! Zbardhet rendi i ditës, ja 3 pikat që do diskutohen

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy” Politikë

RAMA NISET DREJT CERNOBBIOS/ Merr pjesë në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim Politikë

U EMËRUA NË KRYE TË MINISTRISË SË SHËNDETËSISË/ Reagon Klodiana Spahiu: Faleminderit Edi Ramës për besimin! Do të çoj përpara çdo angazhim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT