Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj ka shkuar në Bubq, ku ka inspektuar punimet në apartmentet që po ndërtohen.
Ai ka premtuar që në fund të kësaj vere, 120 familje do kenë apartamente të reja në 7 pallate dhe 75 banesa individuale.
Ndër të tjera, në një moment Rama ka thënë se do të bëhet një rezidencë si e të pasurve po për njerëzit e varfër.


