• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PËRDHUNUAN DHE TORTURUAN 15- VJEÇAREN NGA LEZHA/ Ja çfarë vendos Gjykata për 5 të arrestuarit
Home
Aktualitet
Kronikë

PËRDHUNUAN DHE TORTURUAN 15- VJEÇAREN NGA LEZHA/ Ja çfarë vendos Gjykata për 5 të arrestuarit

20 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për 5 personat e arrestuar të akuzuar për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Konkretisht është dhënë ‘arrest me burg’ për  Artan Kaçorrin 31 vjeç, Albert Mollën 27 vjeç, Ermal Tarazhin 30 vjeç dhe Nikë Lleshin 44 vjeç, ndërsa e njëjta masë është dhënë edhe për 17-vjeçarin me inicialet A.Xh.

Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë duke caktuar “arrest me burg” pa afat për këta persona, ndërsa seanca u mbaj me dyer të mbyllura.

Prova kryesore për organin e akuzës është telefoni i 15-vjeçares, ku janë edhe videot intime, nëpërmjet të cilave personat e arrestuar i bënin shantazh.

Ngjarja e rëndë u bë publike më 18 maj, ndërsa 15-vjeçarja kishte javë që vuante abuzimet. Përdhunuesit dhe e mitura janë nga një fshat i Mirditës dhe banesat i kanë në një distancë të afërt me njëri tjetrin, ndërsa personi i parë që ka abuzuar me të është 32-vjeçari Artan Kaçorri.

Ky i fundit kishte patur lidhje me vajzën dhe në muajin mars madje i kishte blere dhe një telefon për të komunikuar me të. 32-vjeçari i cili është i martuar kishte arritur që të mashtronte të miturën e ta merrte në makinë e më pas ka abuzuar seksualisht me të, duke i bërë dhe video e foto intime të cilat ja ka shpërndarë dhe 4 personave të tjerë mes të cilëve dhe nipit të tij, 17-vjeçarit me iniciale A.GJ.

Përmes video dhe fotove 5 personat kanë arritur ta shantazhojnë të miturën dhe ta detyrojnë që të kryej marrëdhënie seksuale me to në mënyre të përsëritur. 15-vjeçarja ndodhet në gjendje të rënduar psikologjike dhe po mbahet nën kujdesin e Shërbimit Social të Bashkisë Mirditë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NGJARJA TRONDITËSE NË GREQI/ Fakte të reja në hetime, dëshmia e psikologut të Caroline mund të “zbërthejë” ngjarjen
Previous article E ZBULON GAZETA SPANJOLLE/ Mësohet dita kur Messi do komunikojë për të ardhmen e tij

s.autor

Postime të ngjashme

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë! Aktualitet

EMRAT/ Plotësohen vakancat në KLGJ, zgjidhet edhe anëtarja e tretë!

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së Aktualitet

MBLEDHJA E GJYQTARËVE/ Sandër Simoni zgjidhet anëtar i KLGJ-së

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun Aktualitet

OPERACIONI “URA”/ U ekstradua dje nga Italia, Gjykata e Posaçme lë në burg Hasan Ndërjakun

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT