Zbulohen detaje të reja nga vrasja e Endri Mustafës në Shkodër. Mësohet se ai është larguar nga banesa mbrëmjen e 15 majit 2021, rreth orës 22:00, ndërsa 24 orë më pas bashkëshortja e tij, ka bërë kallzim në polici se 32 vjeçari ishte zhdukur.
Gruaja e viktimës, Ingrid Mustafa ka treguar dhe bisedën e fundit që Endri kishte bërë me nënën e tij dhe kjo e fundit e kishte paralajmëruar të mos merrej me 15 vjeçarin.
Nëna i kishte kujtuar djalit të saj, një bisedë të vjetër që para një viti, ku 15 vjeçari merrte 3 mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë.
“Ai ka thënë se i kishte mbetur mendja të një “muhabet” që i kishte bërë Ergysi për në livadhe. Ajo i ka thënë se “çfarë merresh me të, ai është fëmijë, është hajdut, pash zotin mos u merr me të.
“Në atë kohë, edhe vjehrra ka qenë aty dhe pasi ka dëgjuar këtë bisedë, i ka thënë ” o mami, ruju prej tij se po të bën ndonjë prapsirë dhe të nxjerrë në prit ndokund.” Endri i ka thënë se nuk ka çfarë t’i bëjë ai pasi është fëmijë. Vjehrra i ka thënë “ai është i poshtër, a të kujtohet që para një viti, ky të ka thënë që marr 3 (tre) mijë euro për të nxjerrë në pritë dikë”, thuhet në dëshmi.


